Arkiv-Lajme
Gjika dëshiron që çështja kundër tij të fillojë. Por seanca e rradhës shtyhet për parregullsi në dokumentacion
Megjithëse kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të rradhës, gjyqi ndaj tij dhe shtatë të pandehurve të tjerë me akuzat për abuzim me lejet e ndërtimit është shtyrë. Arsyeja ishte mungesa e prokure përfaqësimi të rregullt nga e pandehura Eleni Dardha për avokatin e saj. Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet më tre mars. Pasi doli nga salla e gjyqit, kryebashkiaku i Vlorës deklaroi përpara mediave se është i interesuar që gjykimi i çështjes të fillojë. “Jam treguar korrekt në të gjitha seancat tona.
Deputeti i Kosovës: Në rekrutimin e të rinjve tanë për luftën siriane, ka gisht shërbimi sekret serb
Gazeta Dita ka botuar një shkrim të deputetit të parlamentit të Kosovës Ramiz Lladrovci, i cili trajton çështjen e luftëtarëve islamikë të Sirisë nga Kosova e Bosnja. Duke nënvizuar ashpërsimin e masave ligjore ndaj kësaj dukurie, autori gjithsesi pohon se “asgjë nuk ka ndryshuar; lëvizja islame, me tipare të forta tashmë vehabiste selafiste në Kosovë, sa vjen e bëhet më e pranishme, tonet e liderëve të saj, të njohur e të panjohur, po bëhen më të ashpra, prania e tyre në jetën e njerëzve është më e zëshme, dhe ndërkohë, ata po marrin primarin në disa nga eventet e jetës sonë”.
Nishani kundër mazhorancës për Zana Xhukën: Më uzurpuan kompetencat, çështja në Kushtetuese
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë për Panoramën në numrin e sotëm të së përditshmes. Nishani ka folur për përplasjen me mazhorancën mbi çështjen e “shkarkim-anullimit” në Kuvend të mandatit të Zana Xhukës, ish kreut të ILDKP-së; për dy emrat e ambasadorëve të rrëzuar nga Kuvendi, Ardian Ndreca dhe Ermir Gjinishi, si dhe për marrëdhëniet mes pakicës dhe shumicës në Kuvend. Presidenti deklaron se mazhoranca shkeli kushtetutën me anullimin e mandatit të Xhukës, dhe për këtë ndërhyrje në kompetencat e kreut të shtetit ai do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Urdhër arresti për ish presidentin e Ukrainës. Edhe partia e vet e “bën hasha”
Ndaj ish presidentit ukrainas Viktor Janukoviç është lëshuar një mandat arresti. Lajmi bëhet i ditur nga Interfax, sipas të cilës urdhrin e ka firmosur Ministri i Brendshëm interim i Ukrainës, Arsen Avakov. Janukoviç u pa për herë të fundit të dielën e 23 shkurtit, duke u larguar nga rezidenca e tij në Krime, në jug të Ukrainës duke iu drejtuar aeroportit Belbek. Ish-presidenti Janukoviç është kritikuar ashpër dhe nga partia e tij. Lideri parlamentar i Partisë së Rajoneve, Oleksandr Yefremov fajësoi dje ish presidentin se kishte vjedhur dhe mashtruar kombin.
Ka nisur bllokimi 11 orësh i tunelit të Elbasanit, asfaltohet aksi elektoral
Ka nisur sot në orën 7 të mëngjesit, bllokimi 11 orësh i tunelit të Elbasanit, pasi kjo pjesë e aksit të ri rrugor do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Policia rrugore njofton se asnjë automjet nuk do të qarkullojë në aksin e ri rrugor Elbasan-Tiranë për 11 orë, për shkak të punimeve që do të kryhen. Pjesa e tunelit do të marrë një shtresë asfalti.
Simpatia e Papës arrin deri tek fëmijët. Një “Papë i vogël” në rrugët e Vatikanit!
Papa Francesco, që erdhi në detyrë pas dorëheqjes së papritur të Benediktit, është padyshim një prej Papëve më karizmatikë që ka njohur Kisha Katolike. I buzëqeshur gjithnjë, i thjeshtë dhe përdorues aktiv i rrjeteve sociale; cilësi që e kanë kthyer atë në një personazh të dashur tek besimtarët e rritur. Por mesa duket, ai tashmë ka shkuar përtej, duke u kthyer në një personazh të dashur edhe për fëmijët. Këta të fundit, përgjithësisht imitojnë “superheronjtë” e televizionit dhe jo personazhe reale.
Mbyllet Olimpiada Dimërore e Soçit, Rusia në vend të parë, SHBA e katërta
Për 16 ditë me rradhë dhe me pjesëmarrjen e 2900 sportistëve në 15 disiplina të ndryshme, u zhvilluan në Soçi të Rusisë Lojërat Olimpike Dimërore më të kushtueshme dhe më me polemika. Një ceremoni madhështore i mbylli sot këto lojra, me Rusinë fituese, si në numrin e përgjithshëm të medaljeve (33) ashtu edhe të medaljeve të arta, 13 syresh. Në vendin e dytë të renditjes doli Norvegjia me 26 medalje, nga të cilat 11 të arta, ndërsa e treta ishte Kanadaja me 25 medalje, 10 të arta. SHBA nuk shkoi më shumë se vendi i 4, me 28 medalje, 9 prej tyre të arta.
Polici i kapur me një ton drogë, PD akuzon linjën e trafikut që shkon deri tek Tahiri. Mirë, po pse u arrestua?
Arrestimi i djeshëm në Gjirokastër i një punonjësi policie, Ardian Serezi, me 1 ton drogë, ka nxjerrë në konferencë për shtyp ish ministrin e Brendshëm, deputetin e PD-së Flamur Noka, që deklaroi se i arrestuari është i afërt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “I ndaluari i djeshëm, banor i Kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm”, theksoi Noka, duke shtuar se droga e sekuestruar tregon qartë që linjat e trafikut të drogës të lidhura direkt me ministrin janë vendosur
Demonstratat e ’81-it. Kush ishte nacionalisti në Tiranë?
Qerim Lita, shkruan në numrin e fundit të revistës “Shenja” për analizën, konkluzionet dhe mbikëqyrjen e shqiptarëve në Jugosllavi në vitin 1981 nga autoritetet jugosllave(http://shenja.mk/revista/34/). Vit ky, kur protestat në Kosovë çuan në ndërkombëtarizimin e problemit, të cilin komunistët jugosllavë e shohin si “veprimtari armiqësore kundërrevolucionare të nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë”.
“20 shkurti s’ishte “moneyfestim” thotë Tupja ndërsa shkruan për “edukimin” e protestave të PD
Protesta e pak ditëve më parë e opozitës cilësohet nga Edmond Tupja si një zhvillim pozitiv për vendin, që dëshmon një “edukim” dhe demokratizim që mund të ndikojë në shtimin e shanseve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ndërsa analizon protestën paqësore të 20 shkurtit të opozitës demokratike, Tupe e krahason atë me protestën e 21 janarit të 2011-s të opozitës socialiste, ku pas përleshjeve me policinë dhe gardën, pasojat ishin 4 viktima e dhjetëra të plagosur.
