Arkiv-Lajme

Pronari i skuadrës së rally-t të Dakarit, 1.4 ton kokainë në gomat e kamionëve

Postuar në 25 Shkurt, 2014 12:41

Pronari dhe themeluesi i një skuadre të njohur të rally-t të Dakarit është arrestuar në Madrid, pasi autoritetet franceze zbuluan rreth 1.4 ton kokainë të fshehura në kamionë që i përkiste skuadrës, në kthim nga eventi i fundit sportiv në Amerikën e Jugut. David Oliveras, thotë The Guardian, është drejtori i Epsilon Team, me seli në Barcelonë, kompani që ofron asistencë teknike dhe përgatitje për kamionët që konkurrojnë në Rally-n e Dakarit.

Skandali: Erdogan udhëzon të birin të fshehë milionat. Kryeministri turk: Është montazh

Postuar në 25 Shkurt, 2014 10:47

Publikimi i katër bisedave telefonike mes kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan me djalin e tij Bilal, biznesmenë dhe përfaqësues të medies, që janë kryer më 17 dhjetor 2013-të po shkakton një valë të re reagimesh në Turqi. Paskëtaj kryeministri ka anuluar një takim me Komitetin Ekskluziv të Industrisë së Mbrojtjes, siç raporton CNNTurk, me arsyetimin se do “shplodhej”. Por komentet thonë se pas kësaj tërheqjeje është çështja e videove, ku spikat sidomos biseda e kryer me të birin, që e këshillon të fshehë milionat pasi hetuesit mund t’ja gjurmojnë pasuritë e paligjshme.

Mark Frroku: Kam sponsorizuar Topallin dhe s’ka asgjë të keqe. Gjyqi ndaj tim vëllai, s’kam besim tek drejtësia

Postuar në 25 Shkurt, 2014 09:44

Ndërkohë që është caktuar përbërja e trupit gjykues që do të gjykojë vëllanë e tij Arben Frroku, deputeti kristiandemokrat Mark Frroku ka dhënë një intervistë për revistën Klan, ku ka folur për incidentin (në fakt, për mungesën e incidentit sipas Frrokut) me deputeten demokrate Jozefina Topalli, marrëdhënien me socialistët dhe padyshim, për çështjen e të vëllait. Frroku rithekson se me Topallin nuk bëhet fjalë për asnjë incident por për një komunikim normal. “Ajo bëri një akuzë në rolin e Prokurores në Parlament.

PD-ja mbledh aleatët: Bojkoti ose jo i parlamentit do të vendoset të enjten

Postuar në 25 Shkurt, 2014 09:03

E enjtja është dita kur do vendoset nga ana e opozitës nëse do të jetë pjesë e Parlamentit apo jo.  Pasi kryetari i PD-së deklaroi vendimin për rishikimin e marrëdhënieve me Parlamentin, Lulzim Basha mblodhi sot paradite në selinë e kësaj partie aleatët e opozitës për të diskutuar mbi qëndrimin në Parlament por edhe për vazhdën e protestave. Në mbyllje të takimit që  Basha deklaroi përpara medias se do të ketë një vendim të unifikuar përballë "antiligjshmërisë së mazhorancës".

Epidemi sezonale gripi, por edhe dy raste me gripin e derrit. ISHP monitoron gjendjen

Postuar në 25 Shkurt, 2014 07:39

Dy raste pacientësh me virusin AH1N1, janë konfirmimi se është rishfaqur pas 4 vitesh gripi i derrit. Shefi i infektivit të QSUT Dhimitër Kraja deklaroi sot për A1 Report se këty dy raste janë asistuar në këtë qendër spitalore. Një 50 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e infektivit, ndërsa pacienti tjetër pas mjekimit gëzon shëndet të plotë. Mjekët thonë se po ndiqet e gjithë procedura e nevojshme për 50-vjeçarin nga Tirana u cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore pasi vuan edhe nga sëmundje të tjera. Ata shtojnë se po bëhet e pamundura për ta shpëtuar.

Biznes në kalanë e Lezhës, ministrja Kumbaro rrëzon projektin

Postuar në 25 Shkurt, 2014 06:00

Projekti për dhënien me qira të Kalasë së Lezhës dhe të disa monumenteve të tjera, me qëllim përdorimin e tyre nga bizneset private është rrëzuar. Ka qenë vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka hedhur poshtë këtë project, thotë Shqip. Kumbaro ka deklaruar se ka ekzistuar një projekt, i cili tashmë është pezulluar dhe se prej saj nuk do firmoset. “Ka patur një projekt për të ndërtuar hotel dhe disa ambiente të tjera në Kalanë e Lezhës dhe sot nuk ka asnjë hotel të tillë, sepse nuk është avancuar ky projekt. Ai është në fazë rishqyrtimi.

Rritja e akcizës për cigare-karburante nuk funksionoi në janar, thotë Mapo. Por harron dhjetorin...

Postuar në 25 Shkurt, 2014 05:11

Duke marrë në analizë statistikat fiskale të Ministrisë së Financave, gazeta Mapo thotë se rritja e akcizës për cigaren dhe karburantet, rritja e tatim-fitimit dhe rikthimi i taksës progresive, të paktën për muajin janar kanë dështuar totalisht. Sipas këtyre statistikave, të ardhurat në muajin janar rezultuan 3.8 milionë dollarë më të ulëta se ato të një viti më parë. Financat kishin programuar të mblidhnin 1.1 miliardë lekë të ardhura më pak se një vit më parë, logjikë kjo që nuk para përdoret kur rritja ekonomike është në nivele pozitive.

‘Zëri i Amerikës’ pezullon nga puna Isabela Islamin, dhe ‘Dita’ e lidh këtë me një intervistë anti-Berisha të saj

Postuar në 25 Shkurt, 2014 04:52

Gazeta ‘Dita’ jep sot lajmin e pezullimit nga puna të dy motrave shqiptaro-amerikane, që kanë punuar prej 30 vitesh në ‘Zërin e Amerikës’. Është fjala për dy motra me histori të veçantë. Quhen Isabela Islami (Çoçoli) dhe Zamira Edwards. E para, Isabela, u rrëfye për herë të parë me hollësi për publikun shqiptar më 9 shkurt të këtij viti lidhur me çfarë ndodhi 30 vjet më pare (1984), kur ato u arratisën tok me të vëllain, Klementin; ky i fundit humbi jetën gjatë kësaj arratisjeje.

"Shpërthen” Meidani: Qeveria ka shumë llafe e propagandë, demagogji e populizëm

Postuar në 25 Shkurt, 2014 04:09

Ish-Presidenti i Republikës Rexhep Meidani deklarohet kritik ndaj punës së qeverisë së re, duke i cilësuar si propagandë,demagogji dhe populizëm arritjet e deklaruara nga ekzekutivi. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Meidani thotë se qeveria nuk mund të vazhdojë më në këtë mënyrë dhe propozon të ndërmerren ndryshime që mund të cilësohen si “radikale”. ”Ka diçka që nuk shkon! Një shikim i pakuptimtë dhe i stërzgjatur prapa, një sjellje prej opozite në pozitë! Diçka të ngjashme e kemi vënë re 8 vjet të shkuara, në vitin 2005, gjatë gjashtë muajve të parë të qeverisjes së PD-së.

Zana Xhuka ndihet “shumë mirë” dhe thotë se është kreu i ligjshëm i ILDKP-së

Postuar në 25 Shkurt, 2014 04:04

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, ish-kryetarja e ILDKP-së, Zana Xhuka, thotë nuk e priste shkarkimin nga Kuvendi, ndaj ajo ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vënë drejtësi. Xhuka beson se është ajo kryeinspektorja e ligjshme, ndaj dhe ka besim tek drejtësia. Edhe pse ditën e djeshme nuk ka shkuar në zyrë, pasi vendin e saj e ka zënë menjëherë Shkëlqim Ganaj, ajo ka bindjen se drejtësia do të japë vendim në favor të saj, pasi pretendon se është zgjedhur në mënyrë të ligjshme po nga Kuvendi në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme