Rritja e akcizës për cigare-karburante nuk funksionoi në janar, thotë Mapo. Por harron dhjetorin...

Postuar në 25 Shkurt, 2014 05:11

Duke marrë në analizë statistikat fiskale të Ministrisë së Financave, gazeta Mapo thotë se rritja e akcizës për cigaren dhe karburantet, rritja e tatim-fitimit dhe rikthimi i taksës progresive, të paktën për muajin janar kanë dështuar totalisht. Sipas këtyre statistikave, të ardhurat në muajin janar rezultuan 3.8 milionë dollarë më të ulëta se ato të një viti më parë. Financat kishin programuar të mblidhnin 1.1 miliardë lekë të ardhura më pak se një vit më parë, logjikë kjo që nuk para përdoret kur rritja ekonomike është në nivele pozitive. “Ky plan në fakt është kaluar me 2 për qind, por në këtë realizim, të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat kanë shënuar vlera shumë më të ulëta se plani i qeverisë”, thotë Mapo.

Kështu, në muajin janar janë grumbulluar 27.2 miliardë lekë të ardhura, nga 26.7 miliardë lekë të programuara. Plani është tejkaluar me 2.2%, por jo nga kontributi i tatimeve dhe taksave, por nga të ardhurat nga ndihmat. Ministria e Financave raporton se të ardhurat nga ndihmat në janar arritën në 624 milionë lekë, të cilat kanë ndikuar në realizimin e planit. Por performanca e Tatimeve dhe Doganave në raport me planin duket të jetë shumë e ulët. Në bazë të planit buxhetor, të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat për muajin janar duhet të ishin në nivelin e 17.1 miliardë lekëve, por janë realizuar vetëm 17 miliardë lekë. Një vit më parë, në janar, ku taksat ishin rreth 30 për qind më të ulëta, u mblodhën më shumë nga Tatimet dhe Doganat. Ndërkohë që Ministria e Financave ka programuar që nga rritja e taksave të marrë rreth 20 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, në realitet ka ndodhur krejt e kundërta.

Lidhur me këtë raport mes ta ardhurave dhe taksave, gazeta citon edhe qëndrimin e FMN-së kur po përgatitej paketa fiskale 2014. “Nëse rritja e taksave nuk do të japë efekte pozitive, atëherë qeveria mund t’u rikthehet taksave të ulëta”, pat thënë për mediat shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadem Ilahi.

Në dhjetor, si rrjedhojë e pritshmërisë së importuesve për rritjen e taksave dhe akcizave të karburanteve, cigareve, alkolit etj, pati një tejdepozitim të këtyre mallrave të importit para hyrjes në fuqi të taksave e akcizave të reja. Si rezultat, pati një rritje jo të zakonshme të të ardhurave tatimore-doganore (mbi 30%), krahasimisht me dhjetorë të mëparshëm. Dhe në janar pritej një rënie e këtyre të ardhurave, pas tejdepozitimit të mallrave të mësipërme.

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Paska kercitur hajdutllik i madh andej nga doganat, si duket jane keta te rinjte qe nuk u ka dale babezia akoma.....</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Shyqyr qe na e thate se u beme merak pa e pare Spiropalin&nbsp; te na shpalose arritjet dhe tejkalimet e planit si ne kohen e xhaxhit. Me siguri fajin do ta kene sabotatoret e brendshem qe punojne per Saliun. Sic duket nuk kane spastruar si duhet.&nbsp; Gjithmone ky armiku i brendshem&nbsp; na merr ne qafe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.