PD-ja mbledh aleatët: Bojkoti ose jo i parlamentit do të vendoset të enjten

E enjtja është dita kur do vendoset nga ana e opozitës nëse do të jetë pjesë e Parlamentit apo jo. Pasi kryetari i PD-së deklaroi vendimin për rishikimin e marrëdhënieve me Parlamentin, Lulzim Basha mblodhi sot paradite në selinë e kësaj partie aleatët e opozitës për të diskutuar mbi qëndrimin në Parlament por edhe për vazhdën e protestave. Në mbyllje të takimit që Basha deklaroi përpara medias se do të ketë një vendim të unifikuar përballë "antiligjshmërisë së mazhorancës". Edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është i bindur se parlamenti nuk mund të vazhdojë kështu: “Nuk pranojmë që të jemi pjesë e një Parlamenti që nuk funksionin sipas ligjit", tha Mediu.
a.k
Add new comment