‘Zëri i Amerikës’ pezullon nga puna Isabela Islamin, dhe ‘Dita’ e lidh këtë me një intervistë anti-Berisha të saj

Postuar në 25 Shkurt, 2014 04:52

Gazeta ‘Dita’ jep sot lajmin e pezullimit nga puna të dy motrave shqiptaro-amerikane, që kanë punuar prej 30 vitesh në ‘Zërin e Amerikës’. Është fjala për dy motra me histori të veçantë. Quhen Isabela Islami (Çoçoli) dhe Zamira Edwards. E para, Isabela, u rrëfye për herë të parë me hollësi për publikun shqiptar më 9 shkurt të këtij viti lidhur me çfarë ndodhi 30 vjet më pare (1984), kur ato u arratisën tok me të vëllain, Klementin; ky i fundit humbi jetën gjatë kësaj arratisjeje. Ishte përshkrimi i një rruge të mundimshme nga Çerma e Lushnjes ku ato ndodheshin të internuara, deri në Washington, ku më pas filluan punë në ‘Zërin e Amerikës’. Në intervistë, Isabela jepte dhe konsiderata mbi zhvillime e personazhe politike të Shqipërisë.

Po pse janë pezulluar nga puna? ‘Dita’ e gjen të çuditshëm përkimin në kohë të kësaj interviste të njërës prej motrave (ku ajo jep pra vlerësime kritike për Sali Berishën) me pezullimin nga puna të të dyjave. Dhe nuk e përjashton faktin që kjo intervistë të ketë zemëruar eprorët e saj, por pa qenë në gjendje ta provojë këtë fakt. Ja se çfarë thotë saktësisht Xhevdet Shehu i ‘Ditës’, edhe ky ish gazetar i ‘Zërit të Amerikës’: “Si gazetare e njohur tashmë,  Isabela jepte në atë intervistë edhe konsideratat e saj sidomos për zhvillimet e dy dekadave të fundit në Shqipëri, zhvillime që ajo i ndjek me shumë vëmendje dhe kërshëri. Dëshirojmë që kjo intervistë e Isabelës të mos ketë patur ndikim për pezullimin e dy motrave nga puna, përndryshe do ta konsideronim si një spastrim që funksionon edhe te ‘Zëri i Amerikës’, por në forma të ndryshme nga ato në Shqipëri.”

Intervista e Isabelës mund të ndiqet e plotë në linkun: http://gazetadita.al/nje-histori-arratie-qe-beri-buje-ne-84-n/

                                                    

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p><span style="color: rgb(68, 68, 68); font-family: Arial, Helvetica, sans-serif; font-size: 13px; line-height: 19px; text-align: center; background-color: rgb(237, 244, 248);">&nbsp;motrat perdorin karten politike si te zhbera qe jane turp i tyre</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.