Arkiv-Lajme
A do të rikthehet kush në punë? Deputeti Subashi: “Vendimi i GJK-së, nuk ka efekt prapaveprues”
Çështja e ligjit për nëpunësin civil, aktin normativ të rrëzuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese duket se do të vijojë të mbetet temë debati. Kështu, para pak ditësh, me rastin e publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpallte antikushtetues Aktin Normativ të qeverisë, Partia Demokratike doli në një deklaratë përmes të cilës kërkonte rikthimin në punë të të gjithë të larguarve me anë të Aktit Normativ. Sot gazetat kanë publikuar lajmin se vendimi i Gjykatës është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.
Akuzat Qose-Islami, del me një qëndrim edhe Akademia në Tiranë
“Shekulli” shkruan për një qëndrim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në mbrojtje të Rexhep Qoses nga akuzat që I ka bërë së fundmi kreu I Akademisë së Kosovës, Hivzi Islami.
Fushatë për statusin. Rama kërkon mbështetje edhe në Britani
Gazeta “Shqip” shkruan sot për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Londër, që zhvillohet me ftesë të Bankës Europiane për Zhvillim. Sipas gazetares Fatjona Mejdini, Rama është shoqëruar në takimet e veta nga ish-këshilltari I tij për fushatën e fundit elektorale, Alastair Campbell. Dhe ky I fundit citohet të ketë shkruar në Tëitter për takimet e Ramës në Dhomën e Lordëve ku “është kërkuar mbështetje për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria”. “Me Edi Ramën në ambientet Attlee të Dhomës së Lordëve.
Pas shkrimit për Vaçen, Lubonja u përgjigjet artistëve: Reagimet ndaj meje, sinjale të një “dehumanizimi e kanibalizimi të shoqërisë”.
Analisti Fatos Lubonja u është kundërpërgjigjur akuzave dhe kritikave publike të ardhura në adresë të tij pas shkrimit për Vaçe Zelën pak ditë më pare ku fliste për një “debilizim të shoqërisë” për mënyrën sesi u përcoll ajo . Analizën e e tij të botuar në gazetën “Panorama “ ditën e sotme, Lubonja e ka ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë u jep përgjigje kritikave direkte ndërsa në pjesën e dytë e analizon më në thellësi fenomenin e sjelljes publike ndaj shkrimit të tij.
Rezerva gjigante nafte në Shqipëri
Ka ca kohë që po flitet për rezerva nafte në Shqipëri. Por kohët e fundit po shprehen më të sigurtë dhe kompanitë kërkuese të huaja, një nga të cilat është ‘Oil and Gas Investments’. Ja shënimi që bën Top-channel lidhur me këtë argument:
Projektligji për “mercenarët”, 5-10 vite burg kush merr pjesë në konflikte jashtë Shqipërisë
Gazetat kanë zbardhur sot relacionin dhe projektligjin e proporzuar për dënimin e atyre qytetarëve shqiptarë që luftojnë jashtë vendit. Nisur nga numri jo I vogël I shqiptarëve që janë konfirmuar si pjesëmarrës në konfliktin e Sirisë, projektligji parashikon sanksione penale, por duke titulluar si veprimtari të paligjshme “pjesëmarrjen në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj si edhe dënimin me 5-10 vjet burgim kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj”.
Shpresa të mëdha për naftën shqiptare, Shell kryen një tjetër shpim pranë Shpiragut
Zbulimet e naftës në pusin Shpiragu 2 të shpallura me entuziazëm këtë verë, nuk ishin “flakë kashte”. Fakti që në këtë histori është përfshirë edhe gjigandi i naftës Shell, është domethënës, sipas institutit kërkimor kanadez “Oil and Gas Investments”, që ka publikuar një artikull në portalin më të madh financiar të Kanadasë. Në operacionin shqiptar u përfshi Shell, e cila tashmë zotëron 75 për qind të aksioneve. “Është shumë e rrallë të shohësh një kompani gjigande si Shell të kërkojë në mënyrë agresive partneritet me një kompani të vogël si Petromanas.
Bamir Topi merr angazhim publik: Nuk kthehem më në Presidencë
Bamir Topi, kryetar i Frymës së Re Demokratike, deklaron se nuk ka ambicie për t’u rikthyer në karrigen e Presidentit, edhe në rast se do t’i ofrohet kjo mundësi. Në emisionin “Studio e Hapur” ish-kreu i shtetit i kërkoi moderatores Eni Vasili që ta mbajë të regjistruar në arkiv këtë deklarim publik të tij në mënyrë që në të ardhmen të verifikojë edhe koherencën e tij. Madje,Topi hodhi poshtë edhe zërat se ka pasur ambicie për një rizgjedhje të tij në krye të shtetit ndërsa po përfundonte mandatin e parë. “Nuk kam aluduar për një mandat të dytë. Nuk e kam asnjëherë më këtë ambicie.
Takimi Merkel-Netanyahu prodhon një ndër fotot më të sikletshme në histori
Kjo mund të cilësohet si një prej fotove më të sikletshme të realizuara ndonjëherë nga një fotograf i politikës, edhe pse këta të fundit kanë shkuar shumë larg me fotot e tyre kur janë gjendur përballë figurave politike. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është fiksuar nga aparati fotografik në një moment kur po drejtonte gishtin, që formonte në mënyrë të paqëllimtë një hije që dukej si “mustaqet e Hitlerit” në fytyrën e kancelares gjermane Angela Merkel.
Verifikohen eshtrat e Isa Boletinit, në qershor do kryhet një rivarrim ceremonial i heroit
Pas analizave gjenetike-molekulare në Strasburg, eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini dhe të birit, të dërguara këtu për verifikim, kanë rezultuar si të vërteta. Isa Boletini u vra së bashku me tetë të tjerë më 1916 në Podgoricë, ku mbahej i internuar. Në atë kohë austro-hungarezët e varrosën në varrezat e myslimanëve dhe mbi varr i vendosën një gur me emrin Isa Boletinac. Tashmë eshtrat në fjalë i janë dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, njofton TCH.