Projektligji për “mercenarët”, 5-10 vite burg kush merr pjesë në konflikte jashtë Shqipërisë

Gazetat kanë zbardhur sot relacionin dhe projektligjin e proporzuar për dënimin e atyre qytetarëve shqiptarë që luftojnë jashtë vendit. Nisur nga numri jo I vogël I shqiptarëve që janë konfirmuar si pjesëmarrës në konfliktin e Sirisë, projektligji parashikon sanksione penale, por duke titulluar si veprimtari të paligjshme “pjesëmarrjen në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj si edhe dënimin me 5-10 vjet burgim kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj”. Relaicioni bashkëngjitur jep shpjegimin se përse kalohet në një masë të këtillë, duke parashkuar me këtë rast edhe referimin e të drejtës ndërkombëtare që mbeshtet nismën. “Në doktrinën ushtarake, por edhe atë juridike, të tilla veprimtari kategorizohen brenda përkufizimit të mercenarizmit. Kjo veprimtari, pavarësisht se e hasur në vijimësi gjatë konflikteve në zona të nxehta të kontinenteve të ndryshme, ka nisur të gjejë një trajtim nga komuniteti ndërkombëtar dhe doktrina juridike në përgjithësi pas ngjarjeve të viteve ’60, që shoqëruan procesin e dekolonializimit në kontinentin e Afrikës… Në vijim, si rezultat i përputhjes së vullneteve ndërshtetërore dhe formëzimit të koncepteve dhe përkufizimeve juridike të gjithëpranuara mbi këtë fenomen, u hartua dhe miratua një korpus normativ ndërkombëtar, që përfaqësohet nga 3 instrumentët që vijojnë: Neni 47 i Protokollit të Parë shtesë të Konventave të Gjenevës (12 Gusht 1949), miratuar në 8 qershor 1977; Konventa e Organizatës për Bashkimin Afrikan për eleminimin e mercenarizimit në Afrikë, 1977; Konventa e OKB, Neë York, 4 dhjetor 1989, kundër rekrutimit, përdorimit, financimit dhe stërvitjes së mercenarëve”, shkruhet në relacion.
s.z
Add new comment