Shpresa të mëdha për naftën shqiptare, Shell kryen një tjetër shpim pranë Shpiragut

Postuar në 25 Shkurt, 2014 16:06

Zbulimet e naftës në pusin Shpiragu 2 të shpallura me entuziazëm këtë verë, nuk ishin “flakë kashte”. Fakti që në këtë histori është përfshirë edhe gjigandi i naftës Shell, është domethënës, sipas institutit kërkimor kanadez “Oil and Gas Investments”, që ka publikuar një artikull në portalin më të madh financiar të Kanadasë. Në operacionin shqiptar u përfshi Shell, e cila tashmë zotëron 75 për qind të aksioneve. “Është shumë e rrallë të shohësh një kompani gjigande si Shell të kërkojë në mënyrë agresive partneritet me një kompani të vogël si Petromanas. Por Shell e dinte shumë mirë gjeologjinë e zones”, thuhet në artikull.  Për t'i dhënë përgjigje pyetjes sesa rezerva nafte ka realisht Shpiragu, Shell është duke shpuar një tjetër pus, 18 kilometra larg të parit. Rezultatet pritet të dalin në tremujorin e tretë dhe nëse edhe ky pus do të konfirmojë praninë e naftës, atëherë bëhet fjalë për një rezervë nga 500 deri në 800 milionë fuçi.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.