Arkiv-Lajme
Zgjedhjet në FSHF: Armand Duka President, asnjë votë kundër
Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit rezultuan sërisht me fitoren e katërt radhazit të Armand Dukës si President i FSHF. Votimi ishte i hapur dhe unanim nga të gjithë delegatët. 64 delegatë morën pjesë në votime, nga 66 që janë gjithsej. Duka nuk mori asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Armand Duka pas falenderimeve të të gjithë delegatëve që e votuan premtoi edhe një herë se objektivi i tij në mandatin e katërt është eliminimi i trukimeve dhe ndërtimi i stadiumit të ri në 2017.
Reagon Basha: Qeveria po gjunjëzon shqiptarët, u merr bukën e gojës
Qeveria po u merr shqiptarëve bukën e gojës. Ky ka qënë reagimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha në rrejtin social Facebook për protestën e zhvilluar sot nga drejtuesit e furgonëve. Sipas Bashës qeveria po përdor pushtetin për të traumatizuar vendin.
Haxhinasto: Protestuesit e taksive 8+1, kërkesa antiligjore
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar për protestat e sotme të bërë nga drejtuesit e furgonave në kryeqytet. Ministri Edmond Haxhinasto ka deklaruar se kërkesat e protestuesve të shërbimit taksi 8+1 janë të padrejta dhe antilgjore. Ministri Haxhinasto u shpreh për mediat se qeveria ua ka dhënë alternativat e saj palëve të interesuara për të zgjidhur këtë problem. “Ata nuk kanë një licensë për të zhvilluar transportin ndërurban. Pyetja që shtrohet sot është: A do të zbatohet ligji apo jo?
Bashkëshortja e Sokol Olldashit "heq" mbiemrin
Në profilin e hapur në rrjetin social Facebook, bashkëshortja e deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi mban mbiemrin e vajzërisë. Në imazhin e kopertinës së profilit ajo ka vendosur një foto ku duket se bashku me bashkëshortin e saj. Ndërkohë si mbiemër, Enkeleda ka preferuar të vendosë, atë që ka mbajtur kur ka qenë vajzë. Profili është hapur në datë 26 janar të këtij viti me emrin Leda Boci. Ndërkohë nga ish-kolegët e bashkëshortit të saj në Partinë Demokratike ajo ka friends në Facebook vetëm deputetin Astrit Patozi. /durreslajm.com/
Topalli: Rama ka frikë nga protestat
Topalli: Rama ka frikë nga protestatIsh-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar ndaj dhunës së policisë ndaj drejtuesve të furgonëve 8+1 që kanë dalë në protestës. Topalli një koment në rrjetin social “Facebook”, shprehet se, “Rama ka frikë nga protestat” pasi ka vënë “forcat speciale kundra protestës për bukën e gojës”.“Forcat speciale, shteti policor, thua se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme janë turrur kundra shoferëve të furgonave që kërkojnë të punojnë për bukën e gojës! Çifti Rama-Meta kanë frikë nga protestat.
Prag konflikti Rusi-Ukrainë?
Pas rrëzimit të pushtetit të presidentit, Viktor Janukoviç në Ukrainë po marrin jetë lëvizjet separatist.Qindra njerëz të armatosur dhe të veshur me jeshile pa simbole dhe me armë të stilit ushtarak kanë pushtuar aeroportin në Krimea.Video e publikuara nga mediet ndërkombëtare tregojnë njerëz që patrullojnë brenda dhe jashtë aeroportit. Fluturimet nuk janë ndërprerë, ndërsa raportohet se nuk ka pasur të shtëna.Ministri i ri i Brendshëm, Arsen Avakov ka thënë se njerëzit e armatosur janë trupa ruse. “Ajo që po ndodh mund të quhet një ndërhyrje e armatosur dhe pushtim.
PD i bashkohet protestës së drejtuesve të furgonëve
Drejtuesit e furgonëve 8+1 kanë vijuar sot protestën e dyre duke bllokuar për rreth dy orë Rrugën e Elbasanit. Pas ndërhyrjes së policisë, ata kanë vendosur që të grumbullohen në sheshin “Nënë Tereza”. Gjithashtu shoferët e furgonëve kanë bllokuar për disa minuta rrugën tek Zogu i Zi. Të pranishëm në protestë kanë qenë dhe disa deputetë të PD-së.Kryetari i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja është shprehur se protesta për plotësimin e kërkesës së tyre do të vazhdojë.
Viktima e parë në Shqipëri e AH1N1
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar lajmin se në vendin tonë është shënuar viktima e parë e AH1N1 ose siç njihet ndryshe e “gripit të derrit”. I.M., 30 vjeç nga Fieri ishte e shtuar në Sanatorium prej 3 ditshë.
Yuan-i mund të bëhet monedha dominuese e rezervave botërore
Yuan-i kinez mund të kalojë dollarin si monedha me rezervat më të mëdha ndërkombëtare.Këtë e tregon një sondazh i Economist Intelligence Unit, që ka pyetur 200 zyrtarë ekzekutive në institucioneve investitorë që kanë dijeni për ekspozimin e yuan-it në asete.Raporti tregon se yuan-i u bë në vitin 2013 monedha e dytë më e përdorur për financime tregtare dhe e 9-ta e përdorur në pagesa globale.Shqetësimi i vetëm mbetet se si do të jenë politikat e ardhshme të qeverisë kineze, pasi është e sigurt që një ditë bota do të jetë e yaun-it. S.S
Hapja e dosjeve: Kontroll drejtuesve të medieve, të forumeve partiake dhe fesë
Hapja e dosjeve: Kontroll drejtuesve të medieve, të forumeve partiake dhe fesë Kryetarja e Grupit për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, tregon se, projektligji i hartuar sipas ligjit gjerman të lustracionit ka parashikuar që verifikimi të bëhet për të gjithë ata që mbajnë poste dhe vende kyçe në politikë dhe institucione, nga Presidenti i Republikës, deri te drejtorët e drejtorive, gjyqtarët, prokurorë, etj. Ballauri deklaron se në politikë ka ende persona me dosje.