Hapja e dosjeve: Kontroll drejtuesve të medieve, të forumeve partiake dhe fesë

Postuar në 28 Shkurt, 2014 02:58

Hapja e dosjeve: Kontroll drejtuesve të medieve, të forumeve partiake dhe fesë Kryetarja e Grupit për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, tregon se, projektligji i hartuar sipas ligjit gjerman të lustracionit ka parashikuar që verifikimi të bëhet për të gjithë ata që mbajnë poste dhe vende kyçe në politikë dhe institucione, nga Presidenti i Republikës, deri te drejtorët e drejtorive, gjyqtarët, prokurorë, etj. Ballauri deklaron se në politikë ka ende persona me dosje. Ajo shprehet me bindje se dosjet janë fshehur nga politika, madje edhe janë dëmtuar prej saj. Hapja e Dosjeve të Sigurimit te Shtetit dhe Pastërtia e Figurës, që do të thotë pastërtia e personave që hyjnë në politikën shqiptare dhe janë pjesë e politikë-bërjes. Pra, qëllimi është që dosjet të bëhen publike sepse kjo ndihmon ndërgjegjen tonë kombëtare, ndihmon të tashmen dhe të ardhmen tonë”, shprehet Ballauri në një intervistë për gazetën “Shekulli”.“Jemi në bashkëpunim me deputetë dhe kjo është më e mira të bëhet. Aktualisht jam në dijeni të një projektligji që ka përgatitur Ministria e Çështjeve Sociale. Nëse është kjo që kërkojmë ne, do të jem e kënaqur, por nëse nuk e plotëson kërkesën tonë të rishikimit të historisë, atëherë mendoj se kemi të bëjmë me një farsë të re politike, në radhën e atyre që janë bërë deri tani dhe që kanë dështuar nga vetë politika. Mendoj se është në nder të partive dhe sidomos qeverisë, të ketë një projektligj të ardhur nga shoqëria civile.” Interivsta:http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=41440&kat=87S.S

Comments

Submitted by Harmonia, prej ... (not verified) on

Dosjet?!

Dosjet...jane Dosja ku eshte kapur shtresa politike shqiptare. Por, jo me pak, edhe e ashtuquajtura "Inteligjencia Shqiptare" nen komunizem dhe postcomunisem.

Emrat? Jane ata qe kane sunduar kete tranzicion!

Nese nuk ndeshkohen, ne radhe te pare urdheruesit dhe hapesit e Dosjeve, do te thote se as tranzicion nuk ka qene: ka qene faza e larte e ndertimit te shoqerise socialiste!

Nes ndeshkohen vetem te dosjuarit, pra ish te persekutuarit, dmth qe komunistet vazhdojne te jene ne pushtet, edhe sikur te shmanget Politikani qe foli dhe s'beri kush e di cfare ne emer te tyre.

Elsa e Ballaurev, vetem ne fund te emisionit ku ishte edhe Avokati i Popullit, pati ca "perdorje te lirise se fjales" me zotin Tare qe na kujtoi se Sigurimi i djeshem...ishte i Shtetit, dhe jo i Partise!

Te shohim formulimin e Ligjit per Hapjen e Dosjeve...te Komunizmes!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.