“Shtetrrethimi” global i komunikimit online. Shërbimet britanike kanë përgjuar edhe video-komunikimet e njerëzve

Dosjet e Sigurimit, apo edhe ato të KGB-së mund të jenë çikërrima të vërteta nëse krahasohet me atë që po del në sipërfaqe lidhur me urinë e shërbimeve amerikane, e pas tyre edhe britanike. Gargantua të vërteta për të ditur çdo pëshpërimë ndoshta. Mediat njoftojnë sot se shërbimet britanike kanë depërtuar dhe kanë mbikëqyrur edhe komunikimet në video-chats, në Yahoo Messenger dhe vetëm për një muaj kanë interceptuar 1.8 milionë përdorues nga 75 milionë që ka Yahoo Messenger. Sipas mediave ndërkombëtare kjo është një thyerje e rëndë e privatësisë dhe qenka realizuar përmes “Optic Nerve”, që mund të jetë emri i koduar i pajisjes. Ky -optik nervi- ka aftësinë që të shkarkojë përmbajtjen e videokomunikimit. Dhe e bën automatikisht, duke marrë një screenshot nga video çdo pesë minuta. Ngjan sikur i gjithë komunikimi online zhvillohet në një kuti, apo në një imitim të shtetrrethimit botëror, ku njerëzit janë kalamajtë që nuk duhet të kalojnë rrethimin se vriten. Terrorizmi, konfliktet asimetrike, kërcënimet e reja, gjithë ky kaos i shpallur që mbahet në një monitorim gjithë ankth nga kujdestarët e lirisë sonë, për të cilën ende nuk jemi të vetëdijshëm se ja detyrojmë zotërinjve që dinë më shumë sesa ne. Dëgjon njeriu i shkretë gjithë këto xhevahire dhe papritur mund të të duket vetja i rëndësishëm: ja më përgjon CIA, mua më përgjon NSA-ja...
Para pak kohësh u bë e njohur edhe një marifet që e përdorte NSA-ja amerikane; me ca pajisje, pak a shumë, tela, fibra, priza etj., mundej që të të kontrollonin edhe trafikun online. Madje madje, edhe të virusonin PC-në. Tani problemi është se për mbrojtje ndaj viruseve, njeriu nuk ka ditur të shpikë gjë tjetër më praktike sesa kondomi, i cili me siguri do përshtatur në këto rrethana ku rrezik edhe për qostekët e gjyshit mund të mendosh se janë pjesë e ndonjë projekti që mund të zbulohet nga një Snowden i së ardhmes. Ajo që po del në sipërfaqe është padyshim një arkitekturë gjigante spiunimi, një vesh i madh që kërkon të kapë edhe hijet e mendimit, t’i arkivojë diku kush e di për çfarë. Nisur nga kjo, por edhe nga skandali që telefoni i kancelares përgjohej, mos do menduar vallë se këtu p.sh http://www.dw.de/merkel-cameron-look-beyond-fiscal-pact-to-save-eu/a-16007133, Merkel po i jep fshehurazi Cameron numrin e ri të celularit? Se të vjetrin ia përgjonte NSA? Ndoshta, pse jo?
Më shumë: http://www.aljazeera.com/news/europe/2014/02/uk-spied-millio...
s.z
Comments
mendje mendje eshte kjo
<p>mendje mendje eshte kjo dynja!</p><p>ti po deshe mund t'ja dergosh KGB-se ose UDB-se numrin dhe emailin tat, mik i nderuar!</p><p> </p>
Add new comment