Viktima e parë në Shqipëri e AH1N1

Postuar në 28 Shkurt, 2014 05:45

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar lajmin se në vendin tonë është shënuar viktima e parë e AH1N1 ose siç njihet ndryshe e “gripit të derrit”. I.M., 30 vjeç nga Fieri ishte e shtuar në Sanatorium prej 3 ditshë. 30-vjeçarja vuante nga diabeti si dhe ishte shtatzënë prej 13 javësh."Meqenëse pacientja kishte pasur shenja të shfaqjes së sindromës së insufiçencës akute respiratore dhe dyshime të prekjes nga gripi, i janë marrë mostra nazofaringeale në mëngjesin e datës 25/02/2014, të cilat janë dërguar sipas procedurës standarde në laboratorin virologjik në Institutin e Shëndetit Publik për evidentim dhe tipizim të virusit të gripit. Në shërbimin e reanimacionit të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, pacientja ka marrë trajtim intensiv përfshirë edhe ventilim mekanik. Në paraditen e datës 27/02/2014 pacientja ka ndërruar jetë. Në pasditen e datës 27/02/2014 nga përgjigjet rezulton se pacientja ka qenë pozitive me virusin A/H1 pdm09", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.Ky dikaster gjithashtu bën të ditur se prej muajit tetor janë evindentuar 26 raste me virusin AH1N1. "Prej javës së 3-të të muajit Tetorit 2013 deri më datën 27 Shkurt 2014 janë dërguar në ISHP 433 mostra nga persona të dyshuar për Grip. Numri i mostrave ka ardhur në rritje në muajin Shkurt, 245 (57%) e totalit të tyre, dhe po kështu, edhe pozitiviteti i tyre. Gjithsej, 57 (13%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e Gripit. 31 (54%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A/H3 dhe 26 (46%) mostrave pozitive me virusin A/H1 pdm09." S.S.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.