Prag konflikti Rusi-Ukrainë?

Postuar në 28 Shkurt, 2014 06:15

Pas rrëzimit të pushtetit të presidentit, Viktor Janukoviç në Ukrainë po marrin jetë lëvizjet separatist.Qindra njerëz të armatosur dhe të veshur me jeshile pa simbole dhe me armë të stilit ushtarak kanë pushtuar aeroportin në Krimea.Video e publikuara nga mediet ndërkombëtare tregojnë njerëz që patrullojnë brenda dhe jashtë aeroportit. Fluturimet nuk janë ndërprerë, ndërsa raportohet se nuk ka pasur të shtëna.Ministri i ri i Brendshëm, Arsen Avakov ka thënë se njerëzit e armatosur janë trupa ruse. “Ajo që po ndodh mund të quhet një ndërhyrje e armatosur dhe pushtim. Në shkelje të të gjitha traktateve ndërkombëtare dhe normave. Ky është një provokim direkt i një vendi Sovran”, tha Avakov.Sipas ministrit ukrainas trupat i përkasin flotës detare të Detit të Zi. Por agjencia ruse “Interfax”, citon një zëdhënës të flotës, i cili mohon një gjë të tillë.Ndërkohë, parlamenti i Ukrainës i kaërkuar të premten Rusisë të ndalojë çfarëdolloj aktiviteti që mund të interpretohet si një sulm në territorin e Ukrainës, dhe të ndalojë çdo mbështetje separatiste në Ukrainë. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.