Fushatë për statusin. Rama kërkon mbështetje edhe në Britani

Gazeta “Shqip” shkruan sot për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Londër, që zhvillohet me ftesë të Bankës Europiane për Zhvillim. Sipas gazetares Fatjona Mejdini, Rama është shoqëruar në takimet e veta nga ish-këshilltari I tij për fushatën e fundit elektorale, Alastair Campbell. Dhe ky I fundit citohet të ketë shkruar në Tëitter për takimet e Ramës në Dhomën e Lordëve ku “është kërkuar mbështetje për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria”. “Me Edi Ramën në ambientet Attlee të Dhomës së Lordëve. Përfaqësuesit e Parlamentit, laburistët, konservatorët dhe përfaqësuesit e tjerë po mbështesin deri tani rastin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat”, thekon Campbell. Britania kundërshtoi marrjen e statusit në muajin dhjetor, por është disi e papritur që të lobohet pikërisht në Britani për këtë çështje. Kjo pasi të gjitha lajmet e muajve të fundit flasin për probleme mes Londrës dhe Brukselit, madje flitet për një prirje të Britanisë për të dalë nga BE-ja. Gjithsesi deri në muajin qershor sfidat mbeten për Shqipërinë, e cila në dhjetor pati 5 ose 6 vende kundër, kryesisht për shkak të korrupsionit. Së fundmi këtij elementi I shtohet edhe mungesa e dialogut politik, sa kohë që opozita ka paralajmëruar edhe një bojktot të parlamentit.
Më shumë në: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/02/26/integrimi-rama-ne-dhomen-e-lordeve-per-statusin-kandidat/
s.z
Add new comment