Pas shkrimit për Vaçen, Lubonja u përgjigjet artistëve: Reagimet ndaj meje, sinjale të një “dehumanizimi e kanibalizimi të shoqërisë”.

Postuar në 26 Shkurt, 2014 03:27

Analisti Fatos Lubonja u është kundërpërgjigjur akuzave dhe kritikave publike të ardhura në adresë të tij pas shkrimit për Vaçe Zelën pak ditë më pare ku fliste për një “debilizim të shoqërisë” për mënyrën sesi u përcoll ajo . Analizën e e tij të botuar në gazetën “Panorama “ ditën e sotme, Lubonja e ka ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë u jep përgjigje kritikave direkte ndërsa në pjesën e dytë e analizon më në thellësi fenomenin e sjelljes publike ndaj shkrimit të tij. Duke evidentuar faktin se nga reagimet e forta të artistëve ai është cilësuar si “heretik”, Lubonja nuk ngurron që në shkrimin e tij të sjellë një krahasim me një heretik të famshëm duke i cilësuar reagimet e tij si sjelljen e popullit të atëhershem me personin që ndodhej në turrën e druve.

“Jan Husi, teksa  e ngjisnin mbi turrën e druve për ta djegur të gjallë, pasi e kishin zhveshur dhe i kishin hedhur rrobat në zjarr pa një grua plakë që u afrua me një shkarpë në dorë për të dhënë edhe ajo kontributin e saj në turrën e druve dhe tha fjalët e famshme që kanë mbetur në histori: “O Santa Semplicita!”  Guximi i këtij heretiku të famshëm për të bërë humor edhe para turrës së druve, më ndihmoi edhe mua për ta marrë me të qeshur faktin ndaj një shkrimi tim të botuar në “Panorama”, ku shpreh habinë, pikëpyetjet dhe ftoj për reflektim mbi histerinë kolektive që nxitën mediat me rastin e vdekjes së Vaçe Zelës (që kulmoi me varrimin butaforik që i organizoi kryeministri dhe ministrja e Kulturës), “Gazeta Shqiptare”, në vend të reflektimit , më fton në një shkrim të botuar në faqe të parë të vras veten me plumb ose me litar dhe më siguron se në funeralin tim do të vijë vetë autorja e “ftesës”, këngëtarja Aurela Gaçe të këndojë këngën “Vare veten me litar...o Dino”.

“Santa Semplicita!” Aurela!

“Santa Semplicita!” Gazeta Shqiptare!

Gjendja është e rëndë, miq, shumë e rëndë. Më thonë, pastaj, pse ke shkruar se mënyra sesi u qa dhe u përcoll Vaçja ishte një histeri kolektive që më shumë se sa për respekt, reflektim e dhimbje ndaj të vdekurit, fliste për një debilizim të shoqërisë” shkruan Lubonja.

Duke marrë shkas nga reagimet pas shkrimit të parë të tij, Lubonja shkon më tej, duke thënë se nëse ceremonia për Vaçen dëshmoi një “debilizim të shoqërisë”, sjellja ndaj shkrimit të tij tregon shenjat e një “dehumanizimi e kanibalizimi të shoqërisë”.

“Po a ka provë më bindëse se këta vajtonjës dhe vajtojca të shpërfytyruar? Tjetri shkruan se kjo histori kërkon reflektim mbi atë se “sa” dhe “si” jemi ndarë ne me diktaturën, se nuk i pëlqejnë këngët e asaj kohe për një, dy tri, arsye, duke futur edhe atë që sot duhet të ishte bërë pjesë e ligjit:- pasi glorifikojnë një sistem kriminal që ka shkatërruar jetën e një populli të tërë,-e këta , që paradoksalisht janë pjesë e këtij populli të shkatërruar por në fakt pikërisht për këtë, pasi të thonë se ti je i “lig”, “i marrë”, “antishqiptar”, “i paguar nga serbi”,”greku”, se “duhet të kishe hyrë në burg që në ‘68” e të tjera si këto, nuk të lënë alternativë tjetër veçse  të zgjedhësh  mënyrën sesi të vrasësh veten: me plumb apo litar. “Santa Semplicita!” çfarë gazetarie!

E përsëris, i inspiruar nga ai fatkeqi mbi turrën e druve, po e marr me të qeshur se, në fakt, kjo është për të qarë dhe, altro che “santa” kjo është e frikshme, kriminale,. Keto janë shenja të rënda jot ë një debilizimi por dehumanizimi, kanibalizimi të shoqërisë. Në një vend normal të shtysh njerëzit në vetevrasje, qoftë edhe indirekt e jo më direkt, siç bëjnë këta, mund të denoncohesh dhe të dënohesh, kurse këtu s’e kanë për gjë të të nxjerrin thirrjen për vetëvrasje në faqet e para të gazetave. Dhe pastaj të pyesim se nga dalin biznesmenët që paguajnë sinanajt për t’u vënë tritol konkurrentëve” vijon Lubonja.

Shkrimi i plotë i Lubonjës: http://www.panorama.com.al/2014/02/26/vace-zela-lubonja-u-pergjigjet-sulmeve-une-ne-litar-shenja-kanibalizimi-te-shoqerise/

k.k

Comments

Submitted by Endri UK (not verified) on

Jan Husi e tha Latinisht o robo se nuk ishte Italian!

Sancta Simplicitas

Submitted by anticensurë (not verified) on

ska mundësi ta dish ti më mirë se i gjithditëshmi lubonja!nëse e thot ai në italisht në italisht është!!

jan husi përveç gjuhës latine që e kishte me dipllpmë,në mënyrë autodidkte kishte mësu dhe italishten!!shifte berluskonin në mediaset!!ishte simpatizant i tij!!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

A me verte mendon se kjo eshte gjeja qe duhet komentuar rreth ketij shkrimi, e tha latinisht apo italisht Jan Husi at shprehje?

Me duket se duke bere keshtu nuk ben gje tjeter vecse jep edhe ti kontributin tend modest per te vertetuar ate qe thote Lubonja, per te mos folur pastaj per kete anticensuren ketu poshte qe ta mbeshtet plotesisht edhe me humor e ironi popullore.

Submitted by anticensurë (not verified) on

xhuxhumak

popull jemi ne,intelektin ta kemilënë ty!!

hajt shnet e të forta i paç!!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mir mer anti, si te duash ti.....edhe ti shnet dhe edhe me te forta se te miat, une u plaka nashi....

Submitted by Astrit (not verified) on

Eshte gjynah qe ne shoqerine tone dhe ata analiste qe jane pergjithesisht te respektueshem (ku fus edhe z. Lubonja per kurajon qe ka per te kritikuar pushtetmbajtesit e Tiranes) bien me te dyja kembet ne kurthet e protagonizmit me te keq.

Per mendimin tim z. Lubonja nuk di te beje nje dallim baze qe perfshihet ne proverbin "ne mund te falim vec mekatet viktime e te cileve kemi qene vete". Jan Husit i lejohej te bente humor me vdekjen e tij, por Lubonjes nuk i lejohet te jete i pa respektueshem ne vdekjen e tjetres.

Se dyti z. Lubonja, ne opinionin tim te pakten, ben te njejtin gabim si edhe nemesa e tij, Sali Berisha. Ky gabim qe bejne te dy eshte se ata perzjejne nje pushtet kriminal me njerezit qe nen ate pushtet kriminal kane bere punen e tyre pa i rene njeriu ne qafe. Te fajesosh Vace Zelen si pjese e sistemit eshte njelloj si te fajesosh Da Vinci-n  qe punoi nen Papen Alexander VI (Rodrigo Borgia) per krimet e familjes Borgia ne Italine e Rinascimento-s.

Se treti, marredhenia midis shoqerise shqiptare, diktatures dhe disidenteve te epokes komuniste nuk eshte aspak nje marredhenie e thjeshte. Z. Lubonja duket sikur propozon qe cdo gje qe ishte jashte mureve te burgut, cdo deshire (e justifikuar njerezore) per te mos qene i perzishem por per te harruar depresionin e kohes duke degjuar te pakten nje festival kenge te autorizuar ne TV eshte thuajse kriminale. Kjo nuk eshte as e aresyeshme e as e ndershme; z. Lubonja pati fatin e keq te perfundoje ne burg jo per pikpamje politike por vec sepse prindi i tij bashkepunoi ne Festivalin e 11te me kengetare si Vace Zelen per tu dhene njerezve pak gezim.

Komentet e z Lubonja bien ndesh me ngritjen e nje sistemi vlerash qe ai vete e avokaton ne shkrime te tjera. Vace Zela nuk ka qene ndonje shenjtore e rezistences antikomuniste dhe nuk pretendoi kurre se ishte. Por ishte nje njeri me talent, qe ne shkretetiren e kakofonise se kengeve orientale te preferuara prej furngonxhinjve te Tiranes apo kengetareve shumices se ngjirur por me gjoks silikoni te ekspozuar, me te drejte duhet lartesuar si vlere dhe i duhet sugjeruar si shembull atyre femijeve qe sot enderrojne te marrin skenen e te behen nje dite kengetare.

Se fundi z. Lubonja duket se indirekt sugjeron se heretiket qe kane kurajon te dalin perballe shumices kane a priori te drejte. Ajo qe u jepte te drejte njerezve si Jan Husi ishin pikpamjet dhe jo konfrontimi. Ky eshte dallimi midis profeteve te se drejtes dhe talebaneve te mendimit.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Lubonja eshte nje nga te paktet analiste qe jetojne jashte ''idhujtarise'' apo me sakte jashte kopese ku shqiptaret jetojne si primitive, te ndrydhur dhe te tredhur psiqikisht. DHe, krijojne mite per te ushqyer egoizmin e tyre ''debilesk''.

Submitted by Eduardo (not verified) on

Lubonja jeton jashtë idhujtarisë? Çfarë lajthitjeje!! Lubonja do të jetë ai idhulli i vetëm mbi dhé-- ndonëse është një bufon dhe një mendje absolutisht mesatare.

Submitted by anticensurë (not verified) on

EPIRIOT

mos vallë lubonja për ty nuk është një IDHULL??ti i del gjithnjë në krah!asnjëherë nuk e ke kritikuar,vetëm e ke mbështetur!mos vallë për shkak se ke dëgjuar se ai është "antikonformist"??nqs tek një njeri i gjen të gjitha të drejta ka dy variante për të përcaktuar se kush je:

-personi vetë(lubonja në këtë rast)

-një person tjetër që ndjek emrin por jo mendimin e IDHULLIT.thjesht një fanatik që beson dhe që aspak nuk mendon!!

unë personalisht,pëlqej disa opinionistë,por me asnjërin nuk kam qënë gjithnjë i një mëndje!!mund të jem unë gabim,por në fund të fundit nuk ka mundësi të jem 100% !

si vehbiun dhe lubonjën nuk i honeps dot,por kur unë mendoj se kanë të drejtë nuk mud të them se e kanë gabim!!i mbështes mendimin!!gjë që bëj dhe në rastet kur mendoj se nuk kanë të derjtë,i kundërshtoj!!

si e thash dhe më lartë,ndoshta unë jam gabim,por po qe se mendimi tim nuk përputhet me atë të shkrimit,ka vetëm një rrugë kundërshtimin!!gjë që nuk shihet tek ti!!çdo gjë e lubënjës është e SAKTË!mos vall dhe ky është një pasojë e "trushpëlarjes komuniste"që thotë lubonja??të dy,si unë dhe ti e kemi jetuar atë sistem,por si duket nuk na paska lënë të njëjtat pasoja!!

përshendetje epiriot

Submitted by Te shpetojme pr... (not verified) on

Fatosi nuk e vuri ne dyshim zerin, talentin,

dmth dhuntine natyrore te Vace Zeles,

por na kujtoi kohen kur edhe zeri i bukur shperdorohej prej

kohes ideologjike.

E thoshte aq dhimbshem e vertetesisht edhe Nasrudini -komentues on line very original:

"Valsi i Lumturise" u transmetohej papushim te burgosurve

politike ne Burrel apo Spac, duke u shnderruar pjese e

abuzimit, tortures e krimit qe ndodhte aty, sigurisht pa

dijenine e Vaces...

Aurela, e sponsorizuar natyrisht, shprehte nje pamje tjeter.

E drejta e saj, edhe nese e sugjeruar apo sajuar e ofruar prej nje tjeter shkruesi -s'ka asgje te keqe, perderisa ajo merr persiper ta nenshkruaj kete shkrim-.

Po, ka raste kur Lubonja e tepron ne te qenit "papushim, ne cdo gje e kurdohere, me shkronja te medha, kunder rrymes"!

S'eshte rasti t'ja listojme ketu, se ne fund te fundit ky eshte Fatos Lubonja, ate po themi...!

Por, Aurela, tashme kengetare me emer, ne natyren e zerit e temperamentin e saj, kam idene se eshte perdorur si amatore ne fushe te replike-publicistikes sociale politike!

Shoqeria shqiptare ka nevoje per tere korin e zerave qe me ne fund harlisin lirshem, e pak rendesi ka nese ndokush, fatosi apo aureliana e tepron paksa!

Te shpetojme prej bodrumeve te kurtheve dhe naiviteteve qe ende nuk na ndahen prej kohes se Qoftelargut!

Submitted by Epiroti (not verified) on

^ Qofte te lagura- e ''parfumose'' edhe ti kete shkrim me hirre qumshti te prishur.  Sikur te jkishe shtuar pak me shume rreshta do te te kishte dale nje esse ''fantastike'' kushtuar memedheut dhe 200 petritave te PKSH-se.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.