Takimi Merkel-Netanyahu prodhon një ndër fotot më të sikletshme në histori

Postuar në 25 Shkurt, 2014 14:11

Kjo mund të cilësohet si një prej fotove më të sikletshme të realizuara ndonjëherë nga një fotograf i politikës, edhe pse këta të fundit kanë shkuar shumë larg me fotot e tyre kur janë gjendur përballë figurave politike. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është fiksuar nga aparati fotografik në një moment kur po drejtonte gishtin, që formonte në mënyrë të paqëllimtë një hije që dukej si “mustaqet e Hitlerit” në fytyrën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Ka qenë e paevitueshme që kjo foto, e realizuar gjatë konferencës së shtypit të realizuar në Jeruzalem, të mos bënte xhiron e botës përmes internetit. Kujtojmë faktin se ndaj kancelares gjermane nuk kanë munguar as ironitë apo karikaturat e ndryshme nga shtypi ndërkombëtar por në këtë rast nuk ka qenë i nevojshëm modifikimi i imazhit të saj. Pavarësisht kësaj situate të sikletshme, Izraeli e ka Gjermaninë aleatin kryesor në Europë.

 

k.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Eshte evidente qe fotografia eshte e doktoruar me fotoshop. Po te vihet re me kujdes, gishti i Netanyahut eshte i drejte, kurse hija e gishtit ne fytyren e Merkelit paraqet nje fare kendi qe formohet midis segmentit te pare dhe te dyte te gishtit. Pervec kesaj forma e hijes te gjithe dores nuk korrespondon me formen e dores se Netanyahut. Dhe ky na ishte scoop-i tjeter fenomenal per qejfin e qejflive te internetit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.