Epidemi sezonale gripi, por edhe dy raste me gripin e derrit. ISHP monitoron gjendjen

Dy raste pacientësh me virusin AH1N1, janë konfirmimi se është rishfaqur pas 4 vitesh gripi i derrit. Shefi i infektivit të QSUT Dhimitër Kraja deklaroi sot për A1 Report se këty dy raste janë asistuar në këtë qendër spitalore. Një 50 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e infektivit, ndërsa pacienti tjetër pas mjekimit gëzon shëndet të plotë. Mjekët thonë se po ndiqet e gjithë procedura e nevojshme për 50-vjeçarin nga Tirana u cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore pasi vuan edhe nga sëmundje të tjera. Ata shtojnë se po bëhet e pamundura për ta shpëtuar. Ndërkaq, Kraja në një prononcim për median tha se jemi në prag epidemie të gripi sezonal, ndërsa shton se kemi dhe 5 raste të tjera me grip të njohur si gripi amerikan ose AH3. Gjendja është përkufizuar si normale për sezonin, dhe ndërkohë specialistët e ISHP-së ndodhen në spitalin e infektivit për të bërë ekzaminimet e duhura. Mjekët thonë se ndodhemi në një epidemi gripi me rreth 16 mijë raste në javë që shkojnë për t’u ekzaminuar. Çdo ditë 45 pacientëve të prekur nga gripi u çohen mostrat në laborator për të parë se cili është virusi i prekur.
a.k
Add new comment