Mbyllet Olimpiada Dimërore e Soçit, Rusia në vend të parë, SHBA e katërta

Për 16 ditë me rradhë dhe me pjesëmarrjen e 2900 sportistëve në 15 disiplina të ndryshme, u zhvilluan në Soçi të Rusisë Lojërat Olimpike Dimërore më të kushtueshme dhe më me polemika. Një ceremoni madhështore i mbylli sot këto lojra, me Rusinë fituese, si në numrin e përgjithshëm të medaljeve (33) ashtu edhe të medaljeve të arta, 13 syresh. Në vendin e dytë të renditjes doli Norvegjia me 26 medalje, nga të cilat 11 të arta, ndërsa e treta ishte Kanadaja me 25 medalje, 10 të arta. SHBA nuk shkoi më shumë se vendi i 4, me 28 medalje, 9 prej tyre të arta. Në ditën e fundit Kanadaja fitoi në ndeshjen finale të hokejt ndaj Suedisë 3:0 dhe mori medaljen e artë, duka mos marrë asnjë humbje që nga Lojërat e Sarajevës në vitin 1984. Ndërsa skiatorët rusë fituan të tri medaljet, e artë, e argjendtë dhe bronz, në tri garat e ditës. Alexander Legkov doli i pari në garën e 50 kilometërshit, duke lënë pas dy rusë të tjerë. Rusia mori medaljen e artë në garën katërshe të slitës, e udhëhequr nga Alexander Zubkov, i cili fitoi edhe garën dyshe të slitës. Lojërat e ardhshme Olimpike në vitin 2018 në Korenë e Jugut.
a.k
Comments
Para se te fillojne Lojrat
<p>Para se te fillojne Lojrat Olimpike i pat thane Arabia Saudite Putinit, qe do te keshe telashe prej nesh gjate Lojnave Olimpike Dimrore.</p><p>Putini, qe ua njeh tabjatet mire, iu pergjigj: <em><strong>Ne qofte se do te na nxirrni telashe, na do te sulmojme direkt Arabine Saudite.</strong></em> - Asnji akt terrorist ndaj Lojnave Olimpike Dimrore.</p><p>Kreshtu i do mushka drute. Me terrorista s'duhet demokraci. E dijne mire terroristat se me Putinin nuk lohet.</p>
Add new comment