Gjika dëshiron që çështja kundër tij të fillojë. Por seanca e rradhës shtyhet për parregullsi në dokumentacion

Megjithëse kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të rradhës, gjyqi ndaj tij dhe shtatë të pandehurve të tjerë me akuzat për abuzim me lejet e ndërtimit është shtyrë. Arsyeja ishte mungesa e prokure përfaqësimi të rregullt nga e pandehura Eleni Dardha për avokatin e saj. Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet më tre mars. Pasi doli nga salla e gjyqit, kryebashkiaku i Vlorës deklaroi përpara mediave se është i interesuar që gjykimi i çështjes të fillojë. “Jam treguar korrekt në të gjitha seancat tona. Jam i interesuar që çështja të fillojë”, u shpreh Gjika.
a.k
Add new comment