Komisione për zgjidhjen e ploblemeve Shqipëri-Greqi

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos ndodhet në Tiranë si pjesë e turit të tij në cilësinë e kreut të Presidencës së BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor.Në takimin me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ky i fundit u shpreh se, “kemi vendosur në planin e bashkëpunimit bilateral për të vazhduar bisedimet për një proces konsultimesh që mendojmë se do të na çojnë drejt zgjidhjeve të plota për çështje që nuk kanë marrë adresimin e duhur”.Këtu bëhet fjalë për çështjen e kufirit detar, toponimeve si edhe disa çështjeve të tjera ku nuk përfshihet “Çamëria”.“Në nivel dypalësh ekzistojnë vërtet çështje që ende nuk kanë gjetur zgjidhje. Në këtë kuadër do të punojmë të dyja palët që të mire përdorim Traktatin e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, që është në fuqi. Do ngremë komisione të përbashkëta në sektorë të ndryshëm dhe do t’i japim zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me lëvizjen e lire”, tha Venizelos. S.S
Add new comment