Shkarkimi i Xhukës, PD paralajmëron bojkot

Postuar në 21 Shkurt, 2014 08:07

Shkarkimi i Zana Xhukës si drejtore e ILDKP-së mund të çojë Partinë Demokratike në bojkotim të parlamentit. Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka duke e cilësuar shkarkimin e Xhukës si “akt i paprecedentë i parlamentit”, theksoi se “PD do shohë qëndrimin e saj ndaj këtij institucioni”.“Parlamenti shkarkoi dje në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës kryeinspektoren e ILDKP, Zana Xhuka. Dje Parlamenti përfundoi një proces, që nisi si antikushtetues dhe u mbyll si i tillë. Akti i djeshëm i shumicës Rama-Meta kishte edhe një hakmarrje personale të kryeministrit ndaj Zana Xhukës.Një kërcënim i tillë për bojkot të punimeve të Kuvendit, vjen në një moment kur sapo ka nisur reforma territoriale, për të cilën PD ende nuk ka pranuar të ulet në tryezë si dhe sapo ka nisur punë Komisioni Hetimor për Policinë e Shtetit, i cili është ngritur me kërkesë të opozitës. S.S

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Po beni ore bojkot se edhe ata deputete qe keni me vota te vjedhura i keni.Nuk eshte se perfaqsoni kend ne parlament.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Nuk besojë se do ketë politikan më idjot se ky</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.