Yanukovych: “Zgjedhje të reja presidenciale, rikthim i Kushteutës së vitit 2004”. Protestuesit ende pa asnjë përgjigje

Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych ka shpallur nisjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme presidenciale. Po kështu, Yanukovych ka premtuar rikthimin e Kushtetutës së vitit 2004 dhe shpërndarjen e pushtetit, pjesërisht në frymën e një republike parlamentare. Në faqen zyrtare bëhet e ditur se së shpejti do të nisin procedurat për vendosjen e një “qeverie që ka besimin kombëtar”. “Si president i Ukrainës dhe garantues i Kushtetutës do të përmbush detyrën time ndaj popullit, Ukrainës dhe Zotit për ruajtjen e shtetit, shpëtimin e jetëve njerëzore dhe paqes në vendin tonë”, deklaroi Yanukovych. Sikurse mund të shihet, formalisht, presidenti ukrainas ka dorëzuar pjesë jo të vogla të pushtetit, por nisur nga forca e protestës, qëndrimi i tij në lojë është gjithsesi një fitore jo e vogël. Aq më tepër që ky propozim delegjitimon vazhdimin e dhunës, të paktën jo pa konsumimin e hapave të mëtejshëm të dialogut. Sipas BBC-së, ndërmjetësuesit e saj, ministri i Jashtëm gjerman dhe ai polak, do të diskutojnë edhe me protestuesit, përfaqësues të të cilëve ende nuk kanë dhënë një qëndrim. Situata ende mbetet e tendosur pasi si policia ashtu edhe demonstureist qëndrojnë të gatshëmë në shesh.
s.z
Add new comment