Venizelos: "Selaniku", shansi juaj për statusin

Postuar në 21 Shkurt, 2014 10:30

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, në përfundim të vizitës në Tiranë, ka deklaruar se, në fund të muajit prill do të mbahet një samit i BE-së në Selanik, i cili do të jetë një shans për autoritetet shqiptare për të prezantuar angazhimet në funksion të marrjes së statusit.Venizelos ka theksuar se takim ku do të marrin pjesë 28 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, është një mundësi për përfaqësuesit e qeverisë shqiptare që të prezantojnë angazhimet arritjet, një muaj para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të qershorit, kur pritet të merret vendimi për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. “Ne kemi mbështetur dhënien e statusit kandidat që në mbledhjen e dhjetorit dhe mendojmë edhe sot që Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat madje duhet të ecet përpara për synimin final që është anëtarësimi i plotë”, tha Venizelos në konferencën e shtypit të mbajtur në Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.