Pjesëmarrja në mitingun e PD-së, Dita u hyn llogarive dhe nxjerr 4500 frekuentues

Postuar në 20 Shkurt, 2014 14:59

Respublica shkroi edhe më herët për vlerësimin bombastik (dhe qesharak) që selia blu i bëri pjesëmarrjes në protestën e sotme. “Kanë qenë 150 mijë protestues”, ka deklaruar zyrtarisht për mediat selia e PD-së. Agjencia AP në një lajm të shkurtër vlerësoi me përafërsi një numër prej rreth 5 mijë vetësh. Por e përditshmja Dita nuk është mjaftuar me kaq. Duke llogaritur përmasat e hapësirës ku ishin mbledhur protestuesit, Ditës i rezulton një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrorë, ku me një dendësi 1.5 njerëz për metër katror, numri I pjesëmarrësve del jo më shumë se 4500 vetë. Gazeta përmend edhe batutën e këshilltarit të kreut të Kuvendit Meta, Emiljano Aleksi, që ka ironizuar ndërkohë në Facebook:  “E dija që dje që do ishin 150 mijë. Edhe 851 mijë duhet për të ardhur në pushtet”.

a.k

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Nuk ka mundesi Tirana te mbaje 100,000 demonstrues. Aq me teper qe gjysma te kishin ardhur nga jashte Tiranes sic u tha. 50,000 njerez nga jashte i thone 10,000 vetura private ose 500 autobuse. Shqiperia nuk ka as rruge e as sheshe per 100,000 njerez (lere pastaj 150...).</p><p>Ju keni te drejte, keto gomarlleqe i bejne shpesh te dyja palet ne Shqiperi. Le ti kritikojme te dyja dhe mos te na e shesin sapunin per djathe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.