Zbulohet videoja e Julian Sinanajt

Postuar në 22 Shkurt, 2014 04:48

Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, jo vetëm që ka ekzekutuar dhjetëra persona por edhe ka dokumentuar me pamje filmike asgjësimin e shënjestrës. Deri tani, ai akuzohet për të paktën vrasjen e dy personave. Por, së fundmi po del në dritë dhe ekzekutim i një biznesmeni, që ai e ka dokumentuar me pamje.

“Gazeta Shqiptare”, raporton se, “gjithçka është zbuluar në sajë të një videoje që disponon organi i akuzës, ku shihet qartë skema e një ekzekutimi. Gjatë momentit të arrestimit, Sinanajt i është sekuestruar edhe një kartë me pamje filmike, në të cilat shfaqet dukshëm edhe njëri prej ekzekutimeve që i dyshuari si vrasës me pagesë ka kryer”. 
Në njërën prej këtyre videove, pamjet nuk janë shumë të qarta, por tek ato shihet vetëm Julian Sinanaj, i cili i afrohet një makine me xhama të zinj. Në këtë video, 31-vjeçari afrohet tek xhami dhe qëllon drejt saj në një distancë shumë të shkurtër. Por, në video nuk duket personi që qëllohet, pasi pamjet janë shumë të paqarta. Sipas Sinanajt, personi që qëllohet në këtë video është një biznesmen, për të cilin ka marrë porosi për ta vrarë.

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.