Ukrainë, parlamenti shkarkon Yanukovych, zgjedhje në 25 maj

Viktor Yanukovych, shkarkohet nga detyra e Presidentit të Ukrainës. Paralamenti ukrainas me 328 vota pro nga 387 deputetë ka vendosur shkarkimin e tij. Gjithashtu 25 maji është përcaktuar si dita e zgjedhjeve paralamentare në Ukrainë. Ndërsa Yanukovych menjëherë pas këtij votimi ka deklaruar nga qyteti lindor Kharkivit ku ndodhet aktualisht, se nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Ai i cilësoi ngjarjet e ndodhura në kryeqytetin ukrainas si një grusht shteti dhe se ai është presidenti legjitim e nuk ka ndërmend të largohet as nga ky post dhe as nga Ukraina. “Ngjarjet në Kiev janë vetëm vandalizëm, banditizëm dhe një grusht shteti. Ndërsa votimet e bëra dërsa votimet e bëra të premten në Parlament janë ilegjitime”, u shpreh Yanukovych. Viktor Yanukovych deklaroi se atij i duhet të mbrojë njerëzit dhe se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Mediat ndërkombëtare raportojnë këto lajme të rëndësishme për Ukrainën. Një ditë më parë në kuadër të marrëveshjes në favor të rivendosjes së kushtetutës së vitit 2004, e cila redukton pushtetin e presidencës.
Ndërsa liderja e opozitës ukrainas dhe ish-kryeministre, Yulia Tymoshenko u lirua sot nga burgu. Parlamenti miratoi lirimin e saj pasi Presidenti Viktor Yanukovych u larguar nga Kievi. Pas daljes Tymoshenko tha se, “Diktatura ka rënë dhe se ajo do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”. Ajo u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2011, për abuzim me detyrën kur ishte në krye të qeverisë. S.S
Add new comment