Nikollë Lesi shkruan për “zagarët”

Postuar në 23 Shkurt, 2014 08:41

Nikollë Lesi ka zgjedhur të hapë gazetën e tij sot me një shkrim provokues që në titull. “Zagarët” e ka titulluar shkrimin në të cilin i adresohet një kategorie personash në këtë vend, duke marrë shkas nga një telefonatë që i ka ardhur pas një shkrimi dedikuar ish-kryeparlamentares Topalli. Që në nisje të shkrimit, Lesi thotë se një ditë më parë, kur u botua shkrimi për Topallin, një “dorë” boshatisi tezgat e shtypit shqiptar menjëherë duke lënë pothuajse të gjithë tregun pa numrin e ditës. Lesi tregon se pas këtij zhvillimi i erdhi një telefonatë nga një koleg gazetar që hodhi dyshime rreth arsyes së vërtetë të shkrimit dedikuar Topallit, duke hedhur dyshime për “sponsorizim” të tij.

E njëjta gjë, siç tregon Lesi, i ka ndodhur edhe në rastin e botimit të shkrimit, ku kryeministrit Rama i kërkohej mbajtja e premtimit për Llotarinë Kombëtare. Edhe në këtë rast, Lesi tregon se një person e ka kontaktuar duke e hedhur dyshime se shkrimi ka qenë i paguar. Pikërisht nga këto dy raste, politikani i tërhequr dhe gazetari i rikthyer merr shkas për analizën e tij për “zagarët” e shoqërisë shqiptare. Ai i kategorizon kështu ata: “Janë një soj personash që njohin punën e zagarit për vete dhe kujtojnë se edhe të tjerët veprojnë si ata; çdo veprim edhe dinjitoz apo profesional, atyre iu duken sikur ka diçka pas tij. Sikur vetëm leku apo euro është në çdo veprim, sikur çdo shkrim apo deklaratë bëhet e paguar, siç veprojnë vetë tash sa vite, sidomos në kohën e qeverisë së Saliut të dytë.

Ky soj zagarësh, njerëz të cilët janë mësuar që gjithçka ta lidhin me fitimin për vete, me paranë, janë pa dinjitet e pa skrupuj, bile edhe gratë rrezik i japin për hir të  bizneseve dhe përfitimeve. Janë kaq të pistë aq sa kanë ndyrë opinionin publik gjithandej. Janë në media, janë në biznes, janë në politikë, janë për dreq kudo! Por e keqja e shoqërisë është se këta kanë shumë pushtet, në pushtet e në pushtetin e opozitës dhe kushdo që të vijë në pushtet, janë me atë që është majë kalasë. Janë të poshtër, ndonëse vishen bukur dhe kanë makina të shtrenjta. Janë edhe zagarë, edhe pisa! Ndonëse janë zagarë në strofulla të ndryshme, sapo dëgjojnë për ndonjë copë mishi-euro turren e bëhen bashkë si ta ndajnë copën e radhës. Dhe me pas, në media apo në debate televizive, të duken sikur janë më të mirët e më të preokupuarit e vendit për fatet e Shqipërisë.

Këta zagarë i ke duke pritur kur del Edi Rama në Bllok për ndonjë kafe dhe bëjnë ham-ham duke gjetur notën muzikore qenshe si e do Kryeministri; po këta, sapo ikën Edi, turren nga Bashkia për të parë nëse Basha ka ndonjë leje ndërtimi të lirë dhe bëjnë ham-ham-in e stilit muzikor të opozitës. Më pas, kalojnë nga Kryesia e Kuvendit dhe presin të dalë në këmbë Ilir Meta. Thonë se nuk i dihet Ilirit, se mund të bëhet kryeministër në ndonjë moment dhe lehin bukur, me një tingull LSI-ist. Këta zagarë janë kudo; mjaftojnë të gjejnë kocka me mish ose mish pa asnjë kockë! “ shkruan Lesi. Dhe sikurse e pranon edhe vetë në fund të shkrimit, ai nuk e ka pranuar këshillën e një deputeti-gazetar për ta titulluar shkrimin e tij “Hienat” …

Për më tepër http://www.kohajone.com/politika/item/5106-zagaret.html

Shkrimi për Topallin http://www.kohajone.com/politika/item/5058-topalli-apo-jozefina.html

k.k

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Kur lexon shkrimin e Lesit per znj. Topalli kupton qe edhe Lesi hyn tek "zagaret". Jo vetem nga emri (sec me kujton emri i tij nje serí per femije me nje kafshe shtepiake, qe duhet thene ishte ku e ku me bukur se Nikolla).

Vecse "zagari" Lesi ka vendosur te lehi per znj. Topalli. Pra zakoni eshte i njejte me ata qe kritikon, vetem se e zonja e "zagarit" eshte znj. Topalli.

Sepse te thuash qe PDmja humbi prej disa ministrave te keqij dhe jo prej qelibareve Berishes e Topallit, me duket me shume se servilizem. Me fal, po me duket pushtllek.

I gjori "zagar" Lesi kujton se Berisha e Topalli do ti hedhin kocken e rradhes, kur mund te vijne ne pushtet. Po Berisha vetem t'i djegi redaksine Lesit di, perndryshe vetem ia ka futur Nikolles si ka dashur.

Tung,

Blendi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.