Bie “Whatsapp”, aplikacioni i blerë nga “Facebook” për 19 miliardë dollarë, ja arsyet

Postuar në 22 Shkurt, 2014 16:28

“Whatsapp” ka rënë. Aplikacioni i mesazheve që iu shit për 19 miliardë dollarë Zuckerbergut, pronarit të “Facebook” pak ditë më parë, ka dalë jashtë shërbimit dhe ka qenë i paarritshëm për më shumë se 4 orë. Kjo ka shkaktuar një valë reagimesh dhe ka ngritur pikëpyetje të forta në rrjetet sociale. Nuk kanë munguar as konspiracionet se blerja e këtij aplikacioni kaq masiv të jetë realizuar për ta mbyllur atë, me qëllim që t’i hapet rrugë përdorimit në telefona celularë, vetëm të rrjeteve sociale. 

Shërbimi i mesazheve pushoi së funksionuari rreth orës 19:30 dhe përdoruesit vërshuan në “twitter” (rivalin e Facebook) duke vendosur statuse dhe komente të cilave u bashkangjitej shtesa  “#whatsappdown” me qëllim që të mësohej shkaku i defektit. Pikërisht në këtë rrjet social ka mbërritur një përgjigje e shkurtër nga kompania ku shkruhej vetëm: “Kemi një problem në server. Do kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur". Një mesazh që nuk jep garanci për miliona përdorues. Gjithsesi, edhe pas rregullimit të problemit në orën 23:50, mund të thuhet se kjo nuk është një nisje nga më të mirat e mundshme…

 

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.