Pas Kosovës, Shqipëria burg për shqiptarët xhihadistë

Postuar në 23 Shkurt, 2014 09:05

Shqipëria duket se po ndjek një rrugë ndryshe nga Kosova për t’i dhënë përgjigje problemeve të evidentuara sëfundmi me ikjen e shqiptarëve në luftën e Sirisë. Ndërsa Kosova vendosi heqjen e nënshtetësisë për shtetasit e saj që shkojnë në luftë në Siri, Shqipëria po bëhet gati të marrë masa për t’i dënuar me burgim ata. 

Shqipëria pritet të ndryshojë Kodin Penal, duke e cilësuar angazhimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri apo në konflikte të ngjashme si vepër penale. Ndryshe nga shembulli që po ndjekin ligjvënësit kosovarë në miratimin e një ligji të posaçëm me 5 nene, që sanksionon parandalimin e pjesëmarrjes të shtetasve kosovarë në konflikte jashtë Kosovës, ligjvënësit shqiptarë kanë menduar të propozojnë shtimin e disa dispozitave në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.Top-Channel ka mësuar se  projektligji ligji, është duke marrë formën e tij përfundimtare nga një grup deputetësh, mes të cilëve Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj. 

 

Për më shumë http://top-channel.tv/artikull.php?id=273258

k.k

Comments

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

<p>Burg, dhe mundesisht t&#39;i dergojne ne Arabi ose Afrike mbas lirimit. Mundesisht tua heqin edhe nenshtetesine sepse keta jane qe te gjithe terroriste te mirfillte. Duhet te denohen edhe ata qe i derguan.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>A nuk e kuptoni ju se keto te shkretit shqiptar musliman sunnit, te cilet shkuen me kembet e tyne ne luften zhihadiste anti musliman shiite ne Siri, nuk shkuen me vetedije. Keto jane te mashtruem nga hoxhallart ne Shqipni dhe ne Kosove. Keto duhen denue, ai qe nxit e jo i genjyemi. Por hoxhallart nuk i preke asnjeri dhe loja do te vazhdoje ne nji forme tjeter.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.