Arisa fiton "Sanremon", po festivali humbet çdo vit audiencë

Postuar në 23 Shkurt, 2014 01:49

Këngëtarja italiane Arisa ka fituar edicionin e 64 të Festivalit të Sanremos, me këngën “Controvento”. Ashtu si vitet e mëparshme, edhe sivjet festivali u ndoq nga një numër  simbolik spektatorësh, pasi nga viti në vit ai po humbet shkëlqimin e dikurshëm. Sipas të dhënave flitet për një rënie të shikueshmërisë diku te tre milion spektatorë më pak se vitin e kaluar. 

Për 5 netë me rradhë, edhe këtë vit nuk munguan surprizat dhe mysafirët si Beppe Grillo, Kasia Smutniak, Ligabue, Claudia Cardinale etj . Por nuk muguan as të papriturat si në rastin e dy të papunëve që deklaruan se do të vetevriteshin gjatë festivalit. Festivali u mbajt në teatin Ariston në qytezën San Remo nën udhëheqjen e Fabio Fazio e Luciana Littizzetos.

 

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.