“Ngricë” dhe hatërmbetje e dukshme mes Letta-s dhe Renzit gjatë ceremonisë kryeministrore

Tashmë dihet botërisht se ish-kryeministri italian Enrico Letta nuk e ka pritur aspak mirë lëvizjen e Matteo Renzit, që e detyroi papritur, që ditën e Shën Valentinit, të njoftojë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të cilin e mori për vete. “Zemërthyeri” Letta është treguar tej mase i ftohtë dhe i nxituar në momentin e ceremonisë së dorëzimit të ziles, që është simbol i mbledhjeve në Këshillit të Ministrave në Itali.
E gjithë ceremonia ka zgjatur më pak se 40 sekonda ku Letta, shpejt e shpejt, i ka dorëzuar zilen dhe menjëherë është përshëndetur me pasardhësin Renzi, pa e parë në asnjë moment në sy. Më pas, ai është larguar duke përshëndetur me dorë ish-vartësit e tij që e kanë duartrokitur.
Për më shumë, shikoni videon: http://video.espresso.repubblica.it/palazzo/passaggio-di-consegne-il-gelo-di-enrico-letta/1653/1650
k.k
Add new comment