Gardisti i "21 janarit", shkarkohet nga Tahiri, emërohet drejtor në CEZ

Ish-komandanti i Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, aktiv në ngjarjet e 21 janarit të 2011, është emëruar në post drejtori në kompaninë CEZ që aktualisht manaxhohet nga shteti shqiptar. Gazeta “Shqiptarja.com” evidenton faktin se Agron Malaj, i shkarkuar në tetorin e kaluar nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, tashmë është emëruar nga CEZ që drejtohet nga Arben Seferi.
Ai mësohet se prej katër ditësh e ka marrë këtë detyrë, duke drejtuar CEZ-in, për rajonin e Burrelit, që përfshin pesë rrethe: Mat, Dibër, Bulqizë, Kurbin dhe Mirditë. Gazeta që e ka këtë lajm si kryeartikull evidenton në mbititull se “demostruesit e 21 janarit janë me sytë nga shteti për një punë”.
Për më tepër http://www.shqiptarja.com/home/1/21-janari-ish-shefi-i-gard-...
k.k
Add new comment