Malaj këshillon “rrugën” e vështirë, rritja ekonomike jo vetëm përmes parave

Edhe pse është debatuar gjatë për ndërhyrjet që duhen bërë për përmirësimin e rritjes ekonomike të vendit, në mënyrë që ajo të bëhet e prekshme për qytetarët, Arben Malaj nuk ngurron që të japë këshilla të metejshme për masat që duhen marrë në kushtet aktuale. Ish-ministri i Financave, aktualisht në krye të Institutit për Mirëqeverisje, këshillon Qeverinë shqiptare dhe institucionet e tjera financiare në vend që të tregojnë kujdes me koordinimin e politikave, të njoftuara publikisht, për përmirësimin e situatës ekonomike. Përmes një analize të thelluar, Malaj që në fillim të saj qartëson se pavarësisht përpjekjeve botërore, mungon një zgjidhje unike e kësaj problematike.
“Ekonomistët ritheksojnë se : “Nuk ka një kostum që ju rri mirë të gjithëve”, pra nuk ka një recetë ekonomike që mund të jetë e vlefshme për të gjithë vendet dhe për çdo fazë të cikleve ekonomike” shkruan Malaj. Sipas tij, masat e deritanishme të huazuara nga vendet e tjera kanë rezultuar me efekte të ndryshme në secilin vend që i ka aplikuar, ndaj edhe për Shqipërinë, nevojiten politika që i përshtaten specifikave të vendit tonë. Malaj analizon se deri më tani, qeveritë në Shqipëri i kanë mëshuar fort politikave fiskale dhe monetare, pra duke ndërhyrë në sistemin e taksimit dhe në qarkullimin e parasë. Kjo politikë e ndjekur edhe nga vende të tjera nuk ka dhënë efektin e pritshëm, pra një rritje ekonomike reale, që arrin deri tek qytetarët. Kjo lloj ndërhyrje është drejt ezaurimit dhe, sipas Malajt, tashmë qeverisë shqiptare i duhet të “përveshë mëngët” dhe të mendojë për një ndërhyrje më komplekse, që garanton jo vetëm rritje të qëndrueshme por edhe rritje më të lartë.
D.m.th Malaj i sugjeron qeverisë shqiptare që paralelisht me ndryshimin e modelit të taksimit, “injektimit” të fondit të konsiderueshëm të FMN-së në ekonominë shqiptare përmes shlyerjes së borxheve, të mos lërë mënjanë edhe reformat e rëndësishme strukturore, vonesa e të cilave po pengon zhbllokimin e potencialit real ekonomik te vendit.
“Ka një risk potencial që duke absolutizuar politikat e parasë së lirë në ekonomi, qeveritë të jenë të paangazhuara për reformat strukturore dhe të pakujdeshme për nivelet e larta të borxheve, indivuale, private dhe publike të cilat kërcënojnë rritjen ekonomike. Për këto debate e shqetësime, nuk ka një recetë specifike për Shqipërinë, por nga disa studime, ka gjetje dhe rekomandime që vlerësojnë se impakti, përfitimi dhe jetëgjatësia e efekteve pozitive të reformave të vështira strukturore është më i dobishëm se absolutizimi i efekteve të politikave jokonvencionale” shkruan Malaj.
Këshillat e ish-ministrit të Financave vijnë në një kohë kur qeveria po bëhet gati të nisë procesin e shlyerjes së borxheve ndaj kompanive përmes parave që do të marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shlyerja e borxheve, sipas përfaqësuesve të qeverisë, do të rindezë motorrin e rritjes ekonomike të vendit. Kompanitë do të shlyejnë kreditë që kanë në banka, këto të fundit do të rrisin kreditimin e si rrjedhojë zingjiri i qarkullimit të parave në ekonomi do të rindizet duke prodhuar rritje. Por, a mund të prodhojë vetëm kjo masë rritjen e kërkuar?!
Për më shumë: http://www.gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=20183
k.k
Comments
Qeveria e ka komplet gabim

Qeveria e ka komplet gabim __Shyerja e brxheve nuk do te krijoje aspak premisa per ritje ekonomike, por do e zhysi Shqiperine ne nje spirale te renies ekonomike te shpejte

Dhe ja pse : Bizneset do marin parate dhe do i fusin ne bankat jashte Shqieprise, nderkaq qe biznesin e tyre do e mbajne ne te njejtat nivele , sepse mbi ta do aplikohet taksa progresive nga e cila ata do paguajne me shume

Nderkaq ky borxh ju shlyet ketyre firmave te medha qe jane 1% e popullsise do iki nga firmat dhe do beje mbi shpatullat e shoqerise shqiptare qe jane 99% e shqitpareve

Ne kete menyre qeveria e xhyt vendin ne papunesi, sepse borxhi qe meret nga FMN-ja nuk do kete asnje lloj efekti pozitiv ne ekonomi, por do rise me shume varferine pasi si pasoje e ketij borxhi do riten taksat ngaqe FMNja do orjentoje per masa fiskale te forta qe te mari parate e dhena borxh

Qeveria duke shlyer borxhin ne menyre te menjehreshme ben nje gabim fatal, sepse tani do i kete borxh FMN-se e cila do veproje me dore te rende mbi ekonomine shqiptare duke ritur varferine

Ndersa kur borxhin ua kishte firmave shqitpare, nuk kishte asnje ndikim tek populli shqiptar, por vetem tek ata 1% qe jane milionere

Borxhi mund te fillonte shluarejn mbas nje dy vjetesh perdorimi te takses progresive ....dhe borxhi te shlyhej gradualisht jo menjehere ......

Arben Malaj ka njefare te drejte ne parim kur thote qe ritja ekonomike te mos behet vetem duke operuar me parate, por ka gabim kur thote te behet nepermjet reformave strukturale te ekonomise --sepse ca reforma do beje akoma kjo ekonomi....Dhe tek e fundit ky nuk e sqaron per ca reforma e ka fjalen....

Kjo ekonomi qe te rigjallerohet duhet te beje reforma te kunderta me ato qe jane bere deri tani ,sepse ato reforma ne keto 23 vjet kane prodhuar vetem varferi--PSh nafta dhe mineralet te behen monopol shteteror, nderkaq qe tregu i importit te naftes dhe te gazit te mos kete monopole,

Dmth ne te risim ndikime shtetit ne sektoret strategjike, dhe te clirojme tregun e hidrokarubureve nga monopolet duke e bere totalisht -Free market , treg te lire .Pra te prishen koncesionet ne nafte dhe ne gaz ..

...Por natyrisht Malaj nuk e ka ne kete drejtim, sepse Malaj nuk e ka haberin fare te ekonomise socialiste sic e kane Anglia, Franca , Suedia Norvegjia etj etj -Malaj kopjon reformat e Sales, po ashtu ben dhe Edi ---

Mirpo perderi sa keta ecin ne rugen e Sales ne ekonomi atehere

Ne fakt te dish te operosh mire me parate qe mer borxh e nxjer ekonomine nga prapambetja ,. Dmth ato para qe i meren FMN-se te jepen per te zhvilluar biznesin e vogel dhe te mesem, nepermjet kredive ne sektorin e bujqesise, ne sektorin e sherbimeve , te manifakturvare ,etj .duke ndihmuar me perparesi te zgjerojne biznesin ata qe kane biznes ne sektor prodhues --Sepse sektori prodhues eshte ai qe te jep ritje ekonomike stabel

Pra duhet te risim Konsumin,Por konsumi ritet ne dy menyra --Duke ritur prodhimin, dhe duke ju dhene para njerezve

Teoria keinesianiste perdori dhnein e parave tek njerezit, -,sepse Anglia kishte prodhim plot,por nuk kish konsum

Ndersa ne duhet qe edhe pordhimin ta risim , por edhe njerezve tu japim para qe te konsumojne sa me shume ..Ne ekte menyre do ritet kerkesa ne treg

Mirpo kjo gje nuk behet me parate e FMN-se, sepse FMN-ja , po te dha para , te kerkon te ngresh taksat, gje qe con ne falimentim te bizneseve te vogla dhe ne uljen dramatike te konsumit --Asnje shtet ne Europe nuk e pranon me FMN-ne

Ndersa kete metode qe perdor qeveria jone, k eshte e deshtuar --Eshte provuar ketu ne USA ne kohe te Bushit dhe ishte zhgenjyese , sepse bizneset e medha , megjithse ju ishin bere ulje ne taksa, ata nuk e zgjeruan prodhimine tyre

Ndaj edhe kjo dhenia e borxhit per kompanite nuk do coje aspak ne ritje prodhimi , nga keto kompani , porse do risi ne te njejten kohe krizen tek biznesi i vogel dhe i mesem , Biles do i falimentoje fare keto biznese......

Mire eshte qe ti Muc Nano , atje tek emisjoni juaj te ftosh keta ekonomistet e majte dhe ti pyesesh ku eshte ndryshimi midis te majtes dhe te djathtes shqitpare ne drejtimin e ekonomise, se me duket keta jane te dyja palet te djathte .....

Ekonomia eshte kryesroja dhe duhet trajtuar me eprparesi ne emisionet televizive

Une mednoj se PS-ja duhet qe ta largoj kete ekip qeveritar , sepse eshte komplet i pa afte dhe jashte natyres ekonomike te partise qe perfaqson

Ne te kundert , kjo menyre e te berit ekonomi qe ben kjo qeveri do coje ne krize ekonomine tone dhe do beje qe PS-ja te humbasi mbeshtetejn ne popull.....dhe te vije Sala prape ne pushtet

Add new comment