KLD rrëzon kërkesën e Ina Ramës për t’u rikthyer në punë, edhe pse ligji flet qartë

Postuar në 24 Shkurt, 2014 11:32

Sipas ligjit për organizimin e funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë: "Pas përfundimit të mandatit, Prokurori i Përgjithshëm, me pëlqimin e tij, ka të drejtë të emërohet në funksionin e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo një vend të barazvlefshmëm me vendin e mëparshëm". Por kjo nuk i ka mjaftuar Këshilllit të Lartë të Drejtësisë, që ka rrëzuar në mbledhjen e sotme kërkesën e ish-prokurores së Përgjithshme Ina Rama për rikthimin e saj si gjyqtare civile në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Pesë anëtarë të KLD-së kanë qenë pro rikthimit të saj, ndërsa 8 të tjerë kanë votuar kundër rikthimit të saj në Gjykatën e Apelit, ndërsa një anëtar tjetër nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme. Mësohet se në mbledhjen e drejtuar nga Presidenti i Republikës ka patur debate të forta, pasi votuesit pro rikthimit të zonjës Rama si gjykatëse Civile në gjykatën e Apelit në kryeqytet, ministri i drejtësisë, Nasip Naco, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori, Dritan Hallunaj, Sokol Çomo dhe Dritan Caka, kanë kërkuar që për rastin në fjalë, ligji është I qartë dhe duhet zbatuar. Por tetë anëtarët të cilët kanë rrëzuar me shumicë votash kërkesën, kanë agumentuar se znj. Rama duhet t’i nënshtrohet më parë një konkurimi si të gjithë gjykatësit e tjerë.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Me ne fund znj.Rama ta provoje ne kurriz cdo te thote te dergosh magjistratet ne rrethe te largeta dhe te marresh policet e ti besh brenda dites prokurore madje ne prokurori karriere si Tirana dhe Durresi. Turp per te qe ka dale nga ajo shkolle dhe me behet qejfi qe po i dalin prej hundesh parate qe ka marre me sekseren e saj qe para se te ikte e beri prokurore ne tirane!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.