PD-ja paralajmëron bojkot parlamentar. Por më parë “do konsultohemi me zgjedhësit”

Postuar në 24 Shkurt, 2014 08:36

Partia Demokratike paralajmëron një bojkotim të mundshëm të Kuvendit, por për vendimin final mbi këtë çështje do të konsultohet më parë me zgjedhësit. Kryetari i PD-së Lulzim Basha foli sot mbi rishikimin e marrëdhënieve me Parlamentin gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Sipas Bashës, “nuk do të pranojmë t’i japim legjitimet Parlamentit që ka vendosur të bëhet gijotina e ligjit dhe Kushtetutës. Kjo javë të jetë java e zgjedhësit, me qytetarët për të informuar mbi rrezikun vdekjeprurës për veprimet Rama-Meta dhe për vendimet tona”. Duke thënë se protestat e reja do të varen nga ecuria e qeverisjes, Basha theksoi se “populli sovran do të marrë në dorë fatin e tij, gabohen rëndë ata që mendojnë se me dinjitetin e qytetarëve mund të luhet. Shqipëria në protestë është puna jonë si opozitë”. Para se të ndërmarrë nje vendim final për të dalë nga Kuvendi, opozita do të konsultohet me elektoratin e saj. Deputetët e PD-së do të dalin në terren këtë javë për të informuar për vendimin për rishikimin e marrëdhënieve me Parlamentin, por dhe për vazhdën e protestave që opozita do të ndërmarrë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.