Reagon Ina Rama: KLD-ja, vendim i padrejtë dhe politikisht i motivuar

Ish prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka dhënë prononcimin e saj në edicionin qëndror të lajmeve të Top Channel, menjëherë pas vendimit të KLD-së për të mos e pranuar kërkesën e saj të rikthimit në punë sipas ligjit. Për Ramën, përveçse shqyrtimi i kësaj kërkese u vonua kaq shumë, vendimi që u mor (ashtu si edhe vonesa) ka sfond tërësisht politik. Sipas ish kryeprokurores, ligji është i qartë në këtë pikë dhe ajo priste një tjetër reagim nga vendimi aktual. Megjithatë, ajo ende nuk e ka menduar hapin pasardhës në kërkim të vazhdimit të profesionit. Rama është pyetur edhe mbi dosjet e nxehta të Gërdecit, 21 janarit, të rrugës së Kombit etj, dhe ka thënë se organi i akuzës ka bërë maksimumin Brenda rrethanave dhe kushteve të presionit politik e izolimit institucional.
Më gjatë lexoni në linkun: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=273328
a.k
Add new comment