Radha e Menduh Thaçit? BDI bojkoton zgjedhjet e presidenciale. “Nuk ka konsensus”. Por është PDSH-ja që del me kandidat

Postuar në 26 Shkurt, 2014 11:52

Gazeta “Express” njofton se partia e Ali Ahmetit në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë zgjedhje të reja parlamentare si dhe do të bojkotojë zgjedhjet presidenciale. Kjo për shkak se VMRO-DPMNE, partneri i BDI-së në qeveri ka refuzuar që për president të gjendet një figurë konsensuale. Por siç ndodh zakonisht, në këtë nismë të BDI-së, Ahmeti duket se nuk i ka të gjithë shqiptarët me vete. Kështu PDSH-ja e Menduh Thaçit do të marrë pjesë në zgjedhje, madje me Iljaz Halimin si kandidat. Çka do të thotë se procesi në vetvete është i legjitimuar. “Në një situatë të tillë, gjërat janë shumë të qarta, favorit në këto zgjedhje është kandidati i VMRO-DPMNE-së, Ivanov, por nëse kjo strategji e jona realizohet, nëse në raundin e dytë hyn Ivanov dhe Iljaz Halimi, si kandidat i PDSH-së, unë ju premtoj shqiptarëve se atëherë do ta shohin se si arrihet konsensus i vërtetë, se si detyrohet partneri maqedonas që t’i bëjë çështjet për të cilat shqiptarët ka mbi 20 vjet që luftojnë”, citohet kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Është pra e qartë se bëhet fjalë për një moment taktik i cili shpresohet se do të faktorizojë njërën apo tjetrën parti të shqiptarëve. E sigurt është se rivaliteti mes PDSH-së dhe BDI-së, shpesh duket se është në kufijtë e një armiqësie që është më e madhe sesa ajo që do të kuptohej si normalel; pra mes partive shqiptare dhe atyre sllave.

Më shumë: https://www.gazetaexpress.com/lajme/vendim-bdi-bojkoton-zgjedhjet-735/

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.