Drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës. Çeku: “Vetëm katër vende të NATO-s kundërshtojnë”

Postuar në 26 Shkurt, 2014 13:06

Kalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie të mirëfilltë duket se do të ndodhë së afërmi. “Bota Sot” i referohet RTK-së e cila bën të ditur se NATO ka dhënë bekimin për këtë transformim që do të finalizonte tipologjinë e një shteti realisht sovran.  Ndërkohë për këtë çështje RTK-ja ka marrë një intervistë Agim Çekun, ministri i FSK-së. “Janë 4 vendet anëtare të NATO-së që nuk e përkrahin mirëpo ne kemi shumë më shumë miq se sa armiq dhe mendoj se do ta kemi mbështetjen e plotë e ndoshta edhe më të fuqishme të NATO-së në rrugën nëpër të cilën pritet të kalojë FSK-ja”, tha ministri Ceku. Ky proces u paralajmërua para pak kohësh edhe nga kryeministri Hashim Thaçi. Hapat ligjorë do të ndërmerren shumë shpejt: “Pas dy javësh pritet që kabineti qeveritar të votojë ndryshimin e mandatit, për t`u dërguar më pas Kuvendit për miratim. Ndërsa në javën e dytë të marsit do të fillojnë aktivitetet diplomatike jashtë vendit, përkatësisht takimet e krerëve të Institucioneve të Kosovës me NATO për kalimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, njofton “Bota Sot”.

Më shumë në: http://www.botasot.info/kosova/277053/nato-konfirmon-kosova-ka-leje-te-krijoje-forcat-e-armatosura/

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.