Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton paketën fiskale. Ndryshime për taksat e banesave dhe pagesat për çerdhet dhe kopshtet

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e sotme paketën fiskale. Pikë kryesore ka qenë taksa e biznesit të vogël e suprimuar nga qeveria, por siç u shpreh nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo, “pa u këshilluar me bashkinë e Tiranës. “si koncept juridik, taksa e biznesit të vogël është eliminuar fare dhe faktit që nga 1 janari i këtij viti, Bashkia e Tiranës nuk ka më të drejtë të mbledhë taksa në territorin e saj. Kjo, tha ai, është bërë pa u konsultuar me Bashkinë e Tiranës, qoftë edhe për të marrë një mendim paraprak nga Bashkia e Tiranës, me forcën e kartonëve në Parlament është vendosur që Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave të shërbejë si agjent tatimor, në një kohë që kushtetuta e Shqipërisë i njeh plotësisht pushtetit vendor, të drejtën ekskluzive të mbledhjes së taksave në territorin e saj”, tha ai. Paketa ka pësuar disa ndryshime, me efekt jo të vogël. Ndonëse Bozdo ka nënvizuar se “edhe Bashkia e Tiranës është kundër rritjes së taksave”, ajo është e detyruar që në paketën e re “të pasqyrojë vendimin e parlamentit që parashikon rritje të nivelit të taksës për ndërtesa me qëllime biznesi si dhe shtimi i një nënkategorie të taksës së ndërtesave për banesa të dyta. Pavarësisht detyrimit të ardhur nga qeveria këshilli bashkiak vendosi që të ulë nivelin e taksës për ndërtesa të vendosur nga qeveria me 30%”. Një tjetër ndryshim lidhet me tarifat e pastrimit. “Me rënien e konceptit të taksës së biznesit të vogël, bie edhe koncepti i përllogaritjes së nivelit 10%, ndaj ne jemi të detyruar të paraqesim para jush një përllogaritje tarifash të reja për sa i përket tarifës së pastrimit”, tha Bozdo. Më shumë interes publik ka indeksimi i pagesave për frekuentimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe. Konkretisht: Na 130 lekë për fëmijët në çerdhe, në 145 lekë dhe nga 160 lekë në ditë në 180 lekë në ditë.
Më e zgjeruar në: http://www.ata.gov.al/keshilli-bashkiak-i-tiranes-miraton-pa...
s.z
Add new comment