A do të rikthehet kush në punë? Deputeti Subashi: “Vendimi i GJK-së, nuk ka efekt prapaveprues”

Çështja e ligjit për nëpunësin civil, aktin normativ të rrëzuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese duket se do të vijojë të mbetet temë debati. Kështu, para pak ditësh, me rastin e publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpallte antikushtetues Aktin Normativ të qeverisë, Partia Demokratike doli në një deklaratë përmes të cilës kërkonte rikthimin në punë të të gjithë të larguarve me anë të Aktit Normativ. Sot gazetat kanë publikuar lajmin se vendimi i Gjykatës është publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Por a do të rikthehen në punë ata njerëz që sipas kësaj praktike juridike janë hequr në mënyrë jokushtetuese? Për PS-në duket se “Jo”, pasi siç është shprehur anëtari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Armando Subashi, “vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka efekt prapaveprues”. Minimalisht me këtë vendim, qeveria e ka të humbur përballjen gjyqësore me të larguarit dhe do të jetë e detyruar t’i dëmshpërblejë, meqenëse sipas logjikës së deputetit Subashi nuk ka detyrimin që t’i rikthejë në punë. T’i dëmshpërblejë me paratë e të gjithëve, meqenëse si i thonë një fjale: “kështu e ka politika”.
s.z
Add new comment