Aprovohet kredia e butë e FMN-së për Shqipërinë për 457 milion dollarë

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi sot marrëveshjen trevjeçare të bashkëpunimit me Shqipërinë, e cila shoqërohet me një kredi të butë prej 457 milion dollarësh. Nga kjo kredi, do të disbursohen menjëherë 36 milion dollarë, të cilat do të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, të akumuluara në qeverisjen e mëparshme.
Ministria e Financave ka programuar të fillojë qysh në ditët e para të marsit me shlyerjen ndaj punimeve publike të papaguara. Në Buxhetin e Shtetit janë planifikuar të shlyehen në vitin 2014 rreth 350 milion dollarë detyrime të prapambetura (për punime publike të papaguara, TVSH të parimbursuar, etj.). Përveç kredisë së FMN-së, pritet edhe një kredi e butë e Bankës Botërore dhe një grant i BE-së, që do të financojnë pjesën tjetër të detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, të akumuluara në qeverisjen e mëparshme.
Njoftimi i FMN-së: http://www.imf.org/external/np/sec/pr/2014/pr1481.htm
E.Zaloshnja
Add new comment