Rëndohet situata e gripit, në 24 orë 10 raste të reja

Në 24 orët e fundit është rritur me 10 raste të reja të prekurit nga virusi AH1 ose gripi i derrit. Ky njoftim vjen nga komunikim që Ministria e Shëndetësisë ka bërë për mediat. Gjithsej numri i personave të prekur nga gripi i derrit në vendin tonë shkon 36 persona. Nga virusi AH3 ose gripi amerikan gjithsej janë 36 të prekur. Ministria e Shëndetësisë informon se në total 476 mostra të dyshuara për grip janë dërguar në laboratorët e Institutit të Shëndetit publik, nga të cilët 72 prej tyre kanë rezultuar se janë mbartëse të virusit të gripit. Ministria e Shëndetësisë sqaron se 3 nga rastet me grip derri dhe 7 me gripin amerikan kanë shfaqur sindromën e rëndë resipiratore akute. Edhe spitalet e vendit janë vënë në gatishmëri shërbimet e laboratorëve dhe reanimacionit, si dhe shërndarjen në sasi të mjaftueshme të barit antiviral TAMIFLU nga Instituti i Shëndetit Publik në spitalet universitare dhe rajonale. Ndërkohë personeli shëndetësor është pajisur me maskat e posaçme respiratore. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur komision Ad-Hoc për situatën në vend, pasi tendenca për të prekurit është në rritje. Situata gripale në vend nisi në tetor 2013. S.S
Add new comment