Vlorë, 14 vjeçari qëllohet me armë gjahu nga shoku i tij

Postuar në 01 Mars, 2014 03:29

Minoreni qëllon me armën e gjahut shokun e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë natës së kaluar. Endrit Malaj 14 vjeç nga Selenica e Vlorës ka mbetur viktimë, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin për autor të ngjarjes Fatmir Ademajn. Nga policia e qytetit të Vlorës dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht mes minorenëve. Dy të rinjtë po luanin me armën e gjahut brenda në banesë, kur ajo është shkrehur papritur duke shkaktuar vdekjen e menjeherëshme të 14 vjeçarit nga Selenica. Policia e qytetit bregdetar po vazhdon hetimet e mëtjeshme për zbardhjen e ngjarjes. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.