Mes protestave të transportit, ngrihet dhe një “grup interesi” që askush s’e ka pyetur: Qytetarët kundër rritjes së biletës urbane

Postuar në 03 Mars, 2014 12:47

Ja që paska edhe një palë tjetër në konfliktin disa nivelesh që është hapur së fundi në sektorin e transportit. E nisën kompanitë e transportit urban në Tiranë, me greva të shkurtra “sensibilizuese” duke kërkuar rritjen e çmimit të biletës. Pas protestave të furgonëve ndërqytetas, ngritën zërin autobuzët dhe mjetet taksi. Por një tjetër “grup interesi”, në fakt ata për të cilët ka kuptim gjithë kjo histori, pra qytetarët që përdorin këto shërbime, kanë thënë të tyren sot. Kështu, sot një grup qytetarësh të Tiranës kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të biletës së autobusëve urbanë dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit.  Të mbledhur fillimisht te zona e ushtarit të panjohur, protestuesit marshuan me pankarta në duar përpara Bashkisë së Tiranës ku kërkuan nga kreu i bashkisë “të mos merret vetëm me shkresa por të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo të kompanive private që pasurohen në kurriz të atyre që nuk kanë mundësi të lëvizin me mjete private”. Pastaj grupi u zhvendos te Ministria e Transporteve, me kërkesën që ky dikaster të bëjë transparente fitimet e këtyre kompanive që operojnë në Tiranë, të mbrojë punonjësit e këtij shërbimi si dhe të bëjnë politika vizionare dhe të mos e kalojnë përgjegjësinë nga një institucion në tjetrin për çmimin e biletës së urbanit.
a.k

Comments

Submitted by Amir (not verified) on

Komunikata e leshuar sot ne faqen "PER TRANSPORT PUBLIK TE LIRE DHE CILESOR!" (https://www.facebook.com/pages/Per-Transport-Publik-Te-Lire-Dhe-Cilesor/...):

"Nga marshimi i sotem per TRANSPORT PUBLIK TE LIRE DHE CILESOR!

Me dhjetra studente, punetore, pensioniste pas diskutimit publik tek "Partizani i Panjohur" marshuan drejt Bashkise se Tiranes dhe Ministrise se Transporteve.

U fol per pasojat e mundshme te rritjes se çmimit, kryesisht per studentet, per te cilet, edhe çmimi aktual eshte i paperballueshem, baraz me simiten e nje vakti ditor. Nje rritje e çmimit te biletes do te pergjysmonte racionin e ushqimit, studimit, defrimit. Ata e refuzojne kategorikisht jo vetem kerkesen per rritje por edhe gjendjen aktuale te transportit urban qytetas!

Folen dhe punetoret, te papunet, pensionistet per te cilet transporti urban qytetas me kohe eshte kthyer dhe rrezikon te kthehet ne luks te paperballueshem per xhepat e tyre te shkoqur! Nje rritje e mundshme e çmimit do te vuloste pakthyeshem kufizimin e mundesise per te shkuar ne pune, per te kerkuar nje pune, per te levizur! Ata e refuzojne kategorikisht jo vetem mundesine e rritjes se çmimit por edhe dallaveret mbi apo nen tavoline qe pronaret tjerrin me zyrtaret e instutcioneve.

U fol edhe para Bashkise se Tiranes, e mbetur pa kryebashkiak tashme, i cili, siç ka ndodhur rendomte dhe me paraardhesit e tij, e ka kthyer Bashkine nga institucion qe administron punet e qytetit ne llogore interesash partiake dhe katapultimi drejt pozitave me te larta. Kryebashkiaku qe ironikisht mbeshtet me mijera furgoniste, nuk do t'ia dije per transportin qytetas, dhe po vepron ne dem te qindra mijera udhetareve qytetas. U kerkua qe ai te rimarre pergjegjesite qe i takojne dhe te vendose ne funksion te interesit dhe te mires publike.

U protestua para Ministrise se Transporteve, per moskthimin e pergjigjes ndaj pikekerkesave te mbeshtetura nga dy mije qytetare per TRANSPORT PUBLIK! Kjo Ministri eshte kthyer ne zyre represioni ndaj transportit dhe levizjes se lire ne pergjithesi. Perveçse nuk ka asnje plan konkret per rirregullimin e kesaj te drejte dhe lirie kushtetuese, refuzon te hyje ne bisedime rreth çeshtjes se transportit me perfaqesues qytetar dhe vete qytetaret! Ministria e Transporteve sot pa frike eshte Ministria pa Transport.

U kerkua rikthimi i QYTETIT! I te drejtave dhe lirive per QYTET! I mundesise per te qene QYTETAR! Sepse qyteti, ndryshe nga ç'konceptohet rendomte prej te pareve te tij, nuk eshte i tyre, ai eshte i yni. Qyteti eshte puna, shkolla, shoqeria. Eshte levizja drejt ketyre pikave aq te domosdoshme te jeteses, perditshmerise. Dhe kjo levizje nuk mund te pengohet dhe as te mohohet kurresesi nga egot e pangopura per para dhe pushtet. Pa levizje nuk ka jete, zhvillim apo qytet! RIKTHENI QYTETIN OSE NE DO TA RIMARRIM VETE ATE!

Perpunimi i çeshtjes, mobilizimi per çeshtjen dhe zeri i revoltes PER TRANSPORT PUBLIK vazhdon! Gjer ne fitoren e pakompromiste te kauzes. NE NUK NDALEMI!

BASHKOHU!

BASHKOHUNI!

PER TRANSPORT PUBLIK TE LIRE DHE CILESOR!"

*Gjithashtu, kjo proteste nuk eshte e para, por pasuesja e dy protestave dhe nje bashkebisedimi publik qytetar tek "Partizani i Panjohur", rezultat i se cilit qe dhe marshimi i sotem.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.