Hidhet granatë në oborrin e komisariatit të Fushë Krujës, për fat pa viktima

Postuar në 03 Mars, 2014 15:36

Ambientet e komisariatit të Fushë-Krujës janë shndërruar në shënjestër eksplozivësh. Sot në mbrëmje një person i paidentifikuar ka hedhur një granatë në pjesën e brendshme të murit rrethues. Shpërthimi ka dëmtuar dy makina të efektivëve të policisë, që ndodheshin të parkuara aty, ndërsa nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, pasi pjesa më e madhe e efektivëve të policisë kishin mbaruar shërbimin. Ky është shpërthimi i dytë në këtë komisariat brenda një kohe të shkurtër. Personi që hodhi granatën dyshohet të jetë larguar me makinë nga ambientet para burgut, ndërsa policia ka nisur hetimet. Blutë e Krujës kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë me qëllim identifikimin e autorit të këtij sulmi. Sipas policisë, “shpërthimi vjen si kundërpërgjigje ndaj aksioneve tona”.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.