Rikthehet programi 'Portokalli' me një numur risish

Është rikthyer programi ‘Portokalli’ në Top-channel, dhe në ndryshim nga herë të tjera kish shumë risi, duke filluar nga skenografia e deri tek karakteret që luhen nga aktorët. Vetë Top-channel jep një info më të hollësishme për këtë gjë:
Rikthehet "Portokalli" nga e diela mbrëma në Top Channel. Edhe ky sezon, prezantuar nga Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi, vjen me një sërë risish në personazhe, skenar, performanca artistike, por edhe nga ana vizuale.
“Ky sezon fillon me disa ndryshime të rëndësishme në skenografi dhe ajo që është më e rëndësishmja me shumë karaktere të reja. Në trupën e Portokallisë dalin për herë të parë dy aktorë që provojnë për herë të parë skenën e Portokallisë. Unë shpresoj që publiku do t’i presë me entuziazëm duke i përkrahur dhe do t’i pëlqejë sepse me ta është bërë një punë e mirë, ata janë dy aktorë shumë profesionistë. Sigurisht edhe me aktorët e tjerë të trupës është bërë një punë e madhe për të realizuar karaktere të rinj, që ata i kanë mbajtur për një kohë të gjatë në audicione, i kanë ripërpunuar. Mendoj që tani janë të gatshëm për t’u treguar publikut. Akoma mbeten numra në punë e sipër që mendoj se javën e ardhshme do t’ja tregojmë publikut”, thotë regjisori i Portokallisë, Altin Basha.
Elemente të shtuara të spektaklit në këtë sezon, duke nisur nga trupat e baletit. Do të jenë dy të tilla. Trupes së baletit të Top Channel, do t'i shtohet edhe nje tjeter me performanca të vecanta. Por edhe duete këngëtarësh. Emra të njohur të këngës shqiptare do të këndojnë së bashku me Eneda Tarifën. Dhe për të mbetur tek muzika, por kësaj radhe gërshetuar me humorin.
“Sa i përket personazheve një gjë shumë e vecantë këtë sezon është që ne kemi zbritur në fushën e muzikës. Kemi ngritur një grup muzikor all-Portokalli i cili vjen nga fusha e hip-hop dhe muzikës alternative. Janë 3 personazhe që kërkojnë suksesin e tyre në skenën e Portokallisë, por edhe në fushën e muzikës”, thotë regjisori Basha.
"Portokalli", humor dhe spektakel cdo të dielë, ora 20:45 në Top Channel.
Comments
jo numur por numer, o idiot.
<p>jo numur por numer, o idiot. Late kokrren e namit me keto gabime idiote</p>
Add new comment