Furgonat, Kalaja paralajmëron protestë të re. “Të ndërrojë ligji, prioritet buka e gojës”, thotë ai.

Postuar në 03 Mars, 2014 05:50

Kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja lajmëroi një proteste të re të drejtuesve të furgonëve të enjten që vjen, pasi në vend të bisedimeve qeveria ka zgjedhur heshtjen. Sipas tij, protestuesit nuk kanë kërkuar në asnjë rast dorëheqjen e kryeministrit, duke përjashtuar çdo mundësi që protesta të ketë prapavijë politike. Protesta e drejtuesve të automjeteve 8+1 do t’u kërkojë ligjvënësve që të fusin në rendin e ditës diskutimin në lidhje me kërkesat e tyre, për nisjen dhe kthimin plot me pasagjerë. Këtu Kalaja bën dhe një pohim kuptimplotë, kur thotë se “ne nuk e dëshirojmë protestën, protesta po na imponohet. Bashkimi i Sindikatave të pavarura paralajmëron qeverinë, presidentin, forcat politike, parlamentin se do të mbajnë përgjegjësinë e zhvillimit në një shkallë më të lartë të protestave që do të zhvillohen… Përpara bukës së familjeve tona nuk ka as Kushtetutë, as ligj, as qeveri”.

Duket se Kalaja nuk e ka për gjë të pohojë se shkelja e ligjit në rastin e furgonave taksi është fakt i kryer, por përpara “bukës së gojës” ligji nuk pi ujë.

a.k

Comments

Submitted by Billy (not verified) on

E degjoni cfare thote Gezim Berisha: Protestuesit nuk kerkuan ne asnje rast  doreheqjen e kryeministrit.

Hape kroniken dhe lexoje edhe njehere o Gezim, se do te ndryshosh mendje menjehere.

E dyta: Gezim Berisha thote: Perpara bukes se familjeve tona, nuk ka as kushtetute, as ligj as qeveri. Nuk e di qe grabitesi i te gjitha pronave te shtepive te pushimit te puntoreve te kete mbetur pa buke. Pse e fut veten shofer furgoni, kur nuk udheton kurre me furgon?

Epo dikush mund te thote se : Une do ta vras Gezimin per ta grabitur se kam femijet pa buke! Dhe para bukes te femijve te mi. nuk ka as kushtetute, as ligj as qeveri!!!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Po mor një copë mish me dy sy mbi ligjin nuk del as edhe një në qoftëse arinë ta kuptoshë se çfarë do të thotë LIGJ por kështu ndoll kur ke bërë shkollën e Salistanit

Submitted by Puntor i thjeshte (not verified) on

Gezim Kalaja,i vetmi sindikalist ne bote qe ne vend te protestone ne 1 maj... festonte me Berishen e Ciljeten tek sheshi Nene Tereza...(eshte koha kur opozita kishte ngritur cadrat para kryeministrise)

Submitted by alidemsi (not verified) on

Po qe e ka mire ky Kalaja mire e ka, bile edhe me keq e befte, kur kjo qeverri, vepron me kaq mefshtesi... Po behet nami meketodhe per keto furgonat, dalin ministrat si Koçi i Ollges, neper televizione dhe perseri po keta furgonaxhinj, i bejne karshillek ligjit dhe qeverrise.... Dilni dhe shikoni rruges se Laprakes, aty ku nisen furgonat per ne veri... dilni e shihni tek treni, furgonat per Durrres, e po ashtu edhe ata te filologjiku per jug.... vazhdojne punen per qef te tyre... Sjellin udhetare nga rrrethet e tyre, dhe jane rreshtuar per te marre perseri udhetare per ne shtepite e tyre, pa asnje kokeçarje, pa patur fare friken e liogjit, dhe te pèolicise... atehere perse behet tere kjo gjullurdi....??? te gjithe ata furgona, me apo pa liçense, pa asnje kontroll fare prape bubrrojne neper udhet a "atdheut" pa u shqetesiar fare.... a ka apo nuk ka shtet ketu..... nejse vl... Kalaja, kala ta beje kur i ecen... e kur i krefin bishtin...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.