Shënim: Sa është borxhi publik në Shqipëri?

Postuar në 01 Mars, 2014 17:26

Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, shefi i FMN-së në Shqipëri tha se kredia e butë prej 457 milion dollarësh për shtetin shqiptar është dhënë për të paguar borxhin e lartë publik. Sipas tij, në vitet e fundit, borxhi është rritur në Shqipëri.

Në debatet e këtushme, njëra palë ia hedh fajin tjetrës për këtë rritje dhe anasjelltas. Por ç’thonë numrat?

Sipas Regjistrit të Borxhit Publik, të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, shuma e kredive te qeverise qendrore e qeverive lokale, si dhe e bonove/obligacioneve të thesarit të akumuluara në fund të 2012-ës ishte 8.28 miliard dollarë. Në periudhën janar-shtator 2013 (që përkon me qeverinë Berisha), borxhi i akumuluar u shtua me 450 milion dollarë (mesatarisht 50 milion në muaj). Ndërsa në periudhën tetor-dhjetor 2013 (që përkon me qeverinë Rama), borxhi i akumuluar u shtua edhe me 120 milion dollarë të tjera (mesatarisht 40 milion në muaj). Pra, në fund të 2013-ës borxhi publik ndaj kreditorve dhe mbajtësve të bonove/obligacioneve të thesarit arriti shumën 8.85 miliard dollarë, ose 64% të Produktit të Brendshëm Bruto.

Në qoftë se llogariten si borxh publik edhe detyrimet e prapambetura të qeverive të mëparshme ndaj bizneseve (720 milion dollarë), totali shkon në 9.57 miliard dollarë (69% e PBB-së). Por detyrimet e prapambetura nuk futen zyrtarisht në Regjistrin e Borxhit Publik që Ministria e Financave është e detyruar me ligj të publikojë. Ministria e Financave ka parashikuar që këto 720 milionë dollarë detyrime të prapambetura të shlyhen në tri vitet e ardhshme (gjysma sivjet).

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Km pershypjen dhe bindjen (skam prova) por ky borxh i kalon mbi 97% PBB pasi nuk eshte llogaritura edhe Borxhi i Qeverive te meparshme te PS , me kujtohen se shume biznese nuk arrrinin te merrin parate per pjeset ose artikujt qe kishin shitur ne Shtet (Me tendera tendryshem)&nbsp; pasi&nbsp; Superivizoret nuk i njihnin Faturat e meparshme mos llogarit Borxhin e bashkive.....Dhe ky borxh nuk shpallet per te mos krijaur panik ne Popull sepse do fillonin rremujat nga e para.....me mire te lihet gjerat sic jane&nbsp;&nbsp; sepse dhe&nbsp; njerzeit jane te pajtuar me gjendjen sic eshte ......</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Atehere si shpjegohet qe ne kuadrin makrofiskal qeveria parashikon ta rrise borxhin deri ne 72%?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.