Thaçi konfirmon ambicien për një mandat tjetër si kryeministër i Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të kandidojë sërish edhe për një mandat në krye të ekzekutivit në zgjedhjet e këtij viti. Në këtë mënyrë, Thaçi rikonfirmon qëndrimin e shprehur në dhjetor se për momentin nuk ka ambicie për postin e Presidentit të Kosovës.
Në një intervistë për “Kosovapress”, Thaçi thotë se është i pakënaqur me reformat zgjedhore, por se kaq kishin mundësi të bënin. Për zgjedhjet, thotë se shumë shpejt do të mësohet data. Kurse, për vizat e fajëson Brukselin që është i padrejtë me Kosovën. E sa i përket Shpend Ahmetit, kryebashkiakut të Prishtinës si përfaqësues i Vetëvendosjes, ai thotë se është i pashpresë për qytetarët.
Lexoni intervistën http://www.kosovapress.com/sq/politike/thaci-deshiron-prape-te-jete-kryeminister-11701/
k.k
Comments
Ky duhet te futet ne burg, ju
<p>Ky duhet te futet ne burg, ju thoni ambicje presidenciale. </p>
Add new comment