Shkrimtari Agim Vinca: “Të jesh shkrimtar në Ballkan është mallkim. Janë të tjerë që favorizon ky sistem”

Agim Vinca, shkrimtari i njohur nga Kosova ka dhënë një intervistë për “Kult Plus”. Kjo me rastin se ai ka fituar së fundmi çmimin kombëtar “Azem Shkreli”. Në intervistë, pjesa më pikante, është ajo që edhe “KP” ka zgjedhur për titull: “Në Ballkan të jesh shkrimtar është mallkim”. Ja se çfarë thotë Vinca: “Është një lloj mallkimi të qenit shkrimtar në trojet shqiptare dhe në Ballkan përgjithësisht. Në të kaluarën, në sistemin që lamë pas, shkrimtarët, intelektualët në përgjithësi, kanë qenë njerëz “të dyshimtë”, të padëshirueshëm, “armiq potencialë” dhe si të tillë, jo rrallë, janë persekutuar e anatemuar. Ndërkaq, tani, në kushtet e sistemit pluralist, janë të shpërfillur në masë të madhe. Vegjetojnë në margjina të jetës, në gjendje të vështirë materiale dhe, në masë të madhe, edhe të shpërfillur moralisht. Sistemi i vlerave që sundon në shoqërinë tonë, në këtë tranzicion të stërzgjatur, nuk është aspak i favorshëm për krijuesit, artistët dhe shkrimtarët. Janë të tjerë ata që i favorizon dhe që i vë në plan të parë ky sistem dhe kjo shoqëri: politikanët, njerëzit e veshur me pushtet, yjet e estradës, bosët, në mos edhe mafiozët”.
Më shumë në: http://kultplus.com/?id=11&i=108
s.z
Add new comment